Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Voltana Ademi padit ministrin Lleshaj për “shpërdorim detyre”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Voltana Ademi padit ministrin Lleshaj për “shpërdorim detyre”

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi nuk ka ndërmend të tërhiqet pas situatës tensionuese më datë 20 qershor, ku mbështetës të opozitës u përplasën me forcat policore për tërheqjen e materialeve zgjedhore.

Ditën e sotme, Bashkia e Shkodrës ka kallëzuar penalisht ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Në një njoftim për mediat, kryebashkiakja Voltana Ademi deklaron se ka paditur ministrin dhe disa punonjës të tjerë të policisë, për ‘shpërdorim detyre’.

“Bashkia e Shkodrës, përfaqësuar nga kryetarja zj. Voltana Ademi ka kallëzuar penalisht ministrin e brendshëm z. Sandër Lleshaj dhe punonjës të Policisë së Shtetit për “shpërdorim detyre””, thuhet në deklaratë.

Sipas njoftimit, kallëzimi është bërë me arsyen se “nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe  punonjësve të  Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetarët të cilët po manifestonin paqësisht në qytetin e tyre”.

Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

 

Njoftimi i bashkisë:

NJOFTIM PËR MEDIAT BASHKIA SHKODËR27 QERSHOR 2019

Bashkia e Shkodrës, përfaqësuar nga kryetarja zj. Voltana ADEMI ka kallëzuar penalisht ministrin e brendshëm z. Sandër LLESHAJ dhe punonjës të Policisë së Shtetit për “shpërdorim detyre”.

Padia është depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Bashkia e Shkodrës kërkon edhe “pezullim të ushtrimit të detyrës publike” për personat e kallëzuar penalisht.

Në parashtrimin e saj, në kallëzimin penal drejtuar organit të Akuzës, nënvizohet se: “Në cilësinë e Kryetares së e bashkisë Shkodër së bashku me qytetarët e Shkodrës po bënim manifestim  paqësor , në mbrojte të të drejtave dhe lirive themelore Kushtetuese, mbrojten e drejtës së votës, e cila është parimi kryesor në zbatim të Kushtetutës.  Manifestimi  ishte paqësor dhe konform dispozitave ligjore në fuqi.

Nga ana e  punonjësve të Policisë së Shtetit dhe  punonjësve të  Drejtorisë së Policisë Vendore Shkodër, është hedhur masivisht gazi me lëndë helmuese mbi qytetaret të cilët po manifiestonin paqësisht në qytetin e tyre, situatë e cila është pasqyruar direkt live në mediat Lokale dhe Kombëtare .

Pamjet filmike  provojnë qartazi  se efektivë të Policisë së Shtetit,dhe drejtues të saj si dhe efektivë në nivel zbatues, dhe me dyshimin e arsyeshëm për urdhër të paligjshëm të Ministrit të Brendshëm, me anë të veprimeve të tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal.”.

Në vazhdim të kallëzimit penal, nënvizohet se “Përdorimi i armëve për përhapjen e gazrave irrituese, helmuese është kryer duke cënuar nenin 47 të Kushtetutës, nenet 5, 17, 85, 86, 102 dhe 133 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit” i ndryshuar, nenet 106, 107, 108, 109, 110 dhe 111 të VKM Nr. 750, datë 16.9.2015 “Për miratimin e rregullores së Policisë së Shtetit”.”.

Bashkia e Shkodrës, në kallëzimin penal për ministrin e brendshëm dhe punonjës të Policisë së Shtetit thotë se “Siç tregojnë edhe pamjet filmike, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë sulmuar me gaz edhe protestues të cilit ishin në kushte të pamundura shëndetësore, apo persona që po u vinin atyre në ndihmë. Kjo metodë kriminale, është shkelje flagrante e ligjit, që vë në rrezik serioz jetën e qytetarëve dhe personave që ishin duke i ndihmuar ato….

I kerkojme prokurorise qe te hetoje se cfare urdherash jane dhene qe para dates 20 qershor 2019 ne lidhje me protesten e kesaj date dhe veqanerisht urdherat e kesaj date ne lidhje me perdorimin e gazit irritues/helmues nga ana e policise per shperndarjen e protestueve. Kjo do te ndante pergjegjsine ligjore individuale te gjithsecilit ne kete shkelje te rende ligjore komform kesaj pike ligjore.”.”, thuhet në kallëzimin penal të bërë nga Bashkia e Shkodrës.

Bashkangjitur, dokumenti i kallëzimit penal të depozituar nga Bashkia e Shkodrës ndaj ministrit të brendshëm z. Sandër LLESHAJ dhe punonjësve të Policisë së Shtetit për përdorimin e gazit në protestën paqësore të 20 qershor 2019 në qytetin e Shkodrës.

 

 

 

 

Tags: njoftim per mediatpadiprotestapunonjes te policisesander lleshajVoltana Ademi

TË LIDHURA

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime
Aktualitet

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake
Aktualitet

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Next Post
I vihet tritol shtyllës në Laç, Spiropali ia hedh fajin opozitës

Meta caktoi datë të re zgjedhjesh, reagon Spiropali: Kush do t’i organizojë?

Itali/ Vidhnin plazhistët, arrestohen 4 shqiptarë

Itali/ Vidhnin plazhistët, arrestohen 4 shqiptarë

Meta dhe Basha e shndërruan 30 Qershorin në një referendum kundër dhunës

Meta dhe Basha e shndërruan 30 Qershorin në një referendum kundër dhunës







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021




TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

by mirseda
22:05 | 09/01/2026
0

Është djegur një automjet tek kryqëzimi Siri Kodra në kryeqytet. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet...

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com