Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“Përdor helikopterin si taksi private”, Gjunkshi akuzon ministren Xhaçka

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Përdor helikopterin si taksi private”, Gjunkshi akuzon ministren Xhaçka

Ish-deputeti i PD-së në Dibër, Xhemal Gjunkshi akuzon ministren Olta Xhaçka se po përdor helikopterët e ushtrisë për aktivitete elektorale.

Gjunkshi, në një deklaratë për mediat, u shpreh se ministrja lëviz me Helikopter të tipit EC-145, të cilin sipas tij e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibër.

Ish-deputeti i PD-së denoncon edhe faktin se, sipas tij, qytetarëve në Dibër po i bëhet presion në këmbim të votës duke u shprehur se punonjës të OSHEE apo punonjës të postës, kanë kërcënuar qytetarët, duke mos i shpërndarë pensionet apo ndihmën ekonomike.

“PD në emër të qytetarëve për të siguruar qetësi në Dibër, kërkon të merren masa për parandalimin në kohë për çdo ngjarje më pasoja të padëshirueshme. Po ushtrohet presion mbi qytetarët në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive. Bekim Krashi, mban postin e drejtuesit të OSHEE në Dibër, punonjësi i Postës dhe OSHEE kanë kërcënuar me jetë qytetarët në këmbim të votës, duke mos i shpërndarë pensionet e duke mos i dhënë ndihmën ekonomike”, u shpreh Gjunkshi.

Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetare te Dibrës dhe gjithë Shqipërisë!

Jemi këtu përpara jush për të denoncuar makinerinë e lëvizshme të krimit, e drejtuar nga qeveria Rama.
Të gjithë jemi të njohur me megaskandalet e dosjes 184.

Është e paprecedentë që Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë (e një vendi anëtare të NATO-s), Olta Xhaçka , shfrytëzon makinerinë shtetërore, në funksion te organizatave socialiste.
Mjetet të cilat janë në përdorim të MM, u janë tjetërsuar targat me qëllim për t’iu shmangur opinionit publik.

Ajo lëviz me Helikopter te tipit EC-145, me të cilin po e përdor si taksi private, vajtje ardhje Tiranë-Dibërr.Ø

Toyota Land Cruiser me targ AA 927 YB, targë e cila i korrespondon një mjeti tjetër.Ø
Volksëagen Phaeton në përdorim të shtabit të përgjithshëm i është vëndosur targa TR 7821 R, kjo targë aktualisht I korrespondon një mjeti tip FIAT.Ø

Mjeti Toëareg me targë TR 5457 T, I korrespondon një mjeti tjetër në Forcat e Armatosura.Ø

Mjeti Land Rover me targë AA 950 FX I korespondon një mjeti tip audi.Ø

Gjatë fushatës së saj elektorale Ministrja e Mbrojtjes është shoqëruar nga një numër i madh efektivësh të forcave speciale, dhe nga stafi saj i ngushtë që punojnë në MM.
Sot Ministrja e Mbrojtjes ka organizuar takim me të gjithë ata të cilët janë autorët e inkriminuar në dosjen 184, jo vetëm që nuk kemi një distancim por ka një bashkëpunim të forte te shtetit me strukturat e faktuara te organizates kriminale.

Shumë shpejt publiku do të ketë në dispozicion me fakte dosjen Dibra 2.

Aktualisht ju bëjmë me dije se: Kryeminstri Rama, si dhe ushtari i tij Lleshaj, jo vetëm që nuk kanë larguar nga policia e shtetit dhe vënë para përgjegjësisë Ligjore, autorët e kësaj dosje, por vazhdojnë të drejtojnë dhe janë aktiv në përgatitjen e vjedhjes së votave.

Ministri Lleshaj mashtroi përpara opinionit publik që drejtuesit e policisë të përfshirë në dosjen 184 janë larguar.

Ky është një mashtrim shumë i madh.

Ato jo vetëm që nuk janë larguar por vazhdojnë të jenë të graduar.

Më konkretisht:
Komisar Robert Aga i përfshirë në dosjen 184, sot ka shoqëruar materialet zgjedhore që kanë ardhur në qarkun Dibër.
Drejtuesit e policisë së shtetit në shkelje të hapur të ligjit, në këmbim të votave po u bëjnë presion qytetarëve mbi dokumentacionin e qarkullimit të mjeteve, ndërtimet pa leje etj.

Kemi të dhëna që policia e shtetit në Dibër, ka shpërndarë armatim si: Pistoleta dhe automatikë.
Kjo është në shkelje të plotë të ligjit elektoral.

Po ju informojmë qe ne te gjithë Dibrën po lëvizin e qarkullojnë persona me rekorde kriminale dhe me dosje te zeza.
Në këto kushte Partia Demokratike në emër të qytetarëve për te siguruar qetësinë dhe rendin publik në qytetin e Peshkopisë dhe në të gjithë Dibrën, kërkon që të merren masa urgjente për parandalimin në kohë të çdo ngjarje me pasoja të padëshirueshme.

Nga drejtuesit e pushtetit vendor në Dibër si: OSHE, DAR, institucionet e Shëndetësisë, Posta, Tatimet etj, po ushtrojnë të njëjtin presion mbi qytetarët, në këmbim të votës dhe pjesëmarrjes masive në votime, mbledhjen, dhe blerjen e kartave te identitetit.

Bekim Krashi i cili dëgjohej teksa komunikonte me ministrin Damian Gjiknuri në vitin 2016 aktualisht, mban postin e drejtuesit të OSHE në Dibër.

Punonjësi i OSHE-se me inicialet E.K, se bashku me punonjësin e postës me inicalet A.S në këmbim të votave kanë kërcënuar me jete qytetarët, duke u hequr ose duke mos ua dhënë ndihmën ekonomike dhe duke mos u shpërndarë pensionet.

Të nderuar qytetarë!

Me datë 30 qershor 2019 të bashkohemi të gjithë sëbashku për të mbrojtur demokracinë dhe kushtetutën.
Ju faleminderit!

Tags: DiberhelikopterëtIsh-deputeti i PD-sëolta xhackaXhemal Gjunkshi

TË LIDHURA

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

17:37 | 11/03/2026
Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit
Aktualitet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale
Aktualitet

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
Next Post
Pushime në Elba, Buffon dhe D’Amico foto “të nxehta” në jaht

Pushime në Elba, Buffon dhe D’Amico foto “të nxehta” në jaht

Dogjën foton e Donald Trump, palestinezët kundërshtojnë planin amerikan

Dogjën foton e Donald Trump, palestinezët kundërshtojnë planin amerikan

Përgjimet/ Balla nga Elbasani: Do ta fitojmë gjyqin në gjermanisht

Përgjimet/ Balla nga Elbasani: Do ta fitojmë gjyqin në gjermanisht







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve
Aktualitet

Protesta e PD-së para Kuvendit, Ambasada Amerikane: Shmangni zonat e përplasjeve

by mirseda
17:37 | 11/03/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar...

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, dalin kandidatët për kreun e Policisë së Shtetit

17:03 | 11/03/2026
Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

Vendimi për TikTok, reagon familja e Martin Canit: Djali ynë nuk u vra nga rrjetet sociale

17:01 | 11/03/2026
“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

“Nuk dua të më lëndojnë më” – e reja i jep fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti

16:54 | 11/03/2026
Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Kushtetuesja cakton datën për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

16:46 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com