Politikë

Përgjimet/ Balla nga Elbasani: Do ta fitojmë gjyqin në gjermanisht

               Publikuar në : 20:45 - 26/06/19 Enno

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ironizon kryeopozitarin Basha duke thënë se ai flet për vjedhje, kur ai është i vetmi lider që është zgjedhur i tillë si pasojë e vjedhjes së votave.

Balla, në takimin elektoral në Elbasan tha se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, askush nuk do të tentojë të braktisë parlamentin ndërsa sa i përket përgjimeve ai deklaroi se “do të fitojmë edhe me vendim gjykate në gjermanisht”.

Pjesë nga deklarata:

“Pas këtyre zgjedhjeve vendore, askush nuk do të tentojë të braktisë më Parlamentin, askush nuk do të tentojë të bojkotojë zgjedhjet. Më 30 qershor, fitues është veç se një, është populli dhe sovrani. Kur Lulzim Basha dhe PD, u nis drejt rrugës së asgjësimit, i thamë mos e hap atë derë or trim, se ajo rrugë të çon drejt asgjësimit. Sot, ai e di që po e çon Partinë Demokratike, partinë e dytë më të madhe pas PS-së në këto 30 vite, drejt asgjësimit. Shumë shpejt do të fitojmë edhe me vendim gjykate në gjermanisht që tentoi të bënte pis kolegët e mi të Partisë Socialiste. Është qesharake kur Lulzim Basha flet për vjedhje votash, i vetmi lider partie që është zgjedhur kryetar partie duke vjedhur vota”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT