Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar sa i përket tërheqjes së vëzhguesve të një prej institucioneve të KiE, që ishin programuar për zgjedhjet e 30 qershorit.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Tabaku shprehet se me këtë vendim Këshilli i Evropës ka rrëzuar përpjekjen e mazhorancës, për të bërë zgjedhje moniste pasi ato nuk janë të ligjshme.
“Në fjalë të tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit në kufijtë e ligjores dhe legjitimes. Sikundër rrëzon propagandën e mazhorancës që nuk la gur pa lëvizur për të kthyer zgjedhjet moniste me vend”, shkruan ish-deputetja.
Tabaku shprehet me ironi se ndonëse ligjërisht zgjedhjet më 30 qershor nuk ekzistojnë, kryeminstri Rama mund të vazhdojë i qetë drejt zgjedhjeve një partiake me vëzhgues nga Koreja e Veriut.
Postimi i plotë:
Këshilli i Europes vendim te paprecedente, Rama vijon ne realitetin e tij paralel!
Keshilli i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ne Keshillin e Europes qe ka monitoruar e vezhguar cdo zgjedhje lokale ne Shqiperi dhe qe kish njoftuar ekipe vezhgimi te perbashketa me OSBE ka njoftuar zyrtarisht OSBE, deputetet e kuvendit dhe kedo qe te dy presidentet kane vendosur qe si rezultat i paqartesive te procesit zgjedhor (lexo faktit qe ka nje dekret presidenti te botuar ne fletoren zyrtare) do te anullojne misionin e vezhgimit.
Ne fjale te tjera, misioni nuk i sheh zgjedhjet e 30 qershorit ne kufijte e ligjores dhe legjitimes. Sikunder rrezon propaganden e mazhorances qe nuk la gur pa levizur per te kthyer zgjedhjet moniste me vend. Tani Rama mund te vazhdoje i qete dhe i vetem drejt zgjedhjeve njepartiake. Me kandidate te vetem, te izoluar dhe mbase me vezhgues nga Korea e Veriut drejt 30 qershori!
Ndonese ligjerisht zgjedhjet me 30 qershor nuk ekzistojne si per Fletoren Zyrtare edhe per faktorin nderkombetar. Armata e Brankoleones le te vazhdoje drejt humneres ne te cilen eshte nisur. Por te mos perhape panik per nje informacion qe e kane marre demokrate e socialiste!