Kryesore

Panik për 30 Qershorin, qytetarët të trembur nga deklarata e Metës (VIDEO)

               Publikuar në : 16:55 - 26/06/19 S.N

Disa ditë më parë në një letër drejtuar ambasadorëve të BE-së, Presidenti Meta ndër të tjera shkruante për daljen e ushtrisë në rrugë. Nëse tentohet të bëhen zgjedhje në 30 qershor, të cilat do të sjellin dhunë, ai do të nxjerrë në rrugë ushtrinë si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Presidenti Meta nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë pasi ushtria nuk mund të dalë në rrugë në çdo situatë normale. Përkundrazi, ajo del në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe në kushtet kur Policia e Shtetit nuk mundet dot të mbrojë institucionet. Por, edhe pse ishte një deklaratë e pamenduar mirë, kjo gjë duket se ka trembur edhe më shumë qytetarët.

Në një kohë kur duket se data 30 Qershor do të shoqërohet me tensione, për njerëzit çdo deklaratë e bërë nga institucionet ka rëndësi dhe ndikim. E tillë ka qenë edhe letra e Presidentit Meta.

“Në 30 Qershor do të bëhen zgjedhje, jo shumë normale, por do bëhen zgjedhje. Opozita do bojkotojë, por nuk besoj se do të sjellë ndonjë problem. Ushtria që thotë Meta kundër kujt do të dalë? Ajo nuk ka punë me popullin. Natyrisht që këto deklarata krijojnë panik, sepse flasin njerëz të papërgjegjshëm.”

“Po ku e dimë ne se çfarë do të ndodhë, nuk po marrim më vesh asgjë. Ishalla nuk ndodh gjë. Situata është acaruar aq keq, saqë frikë është.”

“Asgjë nuk do të ndodhë në 30 Qershor, mos e vrisni mendjen fare. Panik shkakton te njerëzit. E nxori Saliu ushtrinë atëherë dhe bëri veç një vrimë në ujë.  Veç se vrau shumë njerëz, ka lënë me mijëra nëna e bashkëshorte me të zeza.”

Qytetarët shprehen për Tirana Today të revoltuar me deklarata të papërgjegjshme sipas tyre nga politikanët. Të cilët në vend që t’i krijojnë siguri dhe t’i mbrojnë shtetasit, veçse shkaktojnë panik mes tyre.

“Në 30 Qershor nuk do të ndodhë asgjë, pasi njerëzit janë të qetë. Nëse Presidenti Meta kërkon që ta fusë popullin në luftë, atëherë kush ka qejf le të dalë. Ai le të merret vesh me nusen e vete dhe pastaj çdo gjë rregullohet.”

“Hiç fare nuk më tremb llafi i tij, ai flet në hava sepse e ka thesin plot dhe flet sipër dollarëve e florinjve që ka vjedhur. Edhe unë të kisha si ai, do flisja po njësoj,  do e bëja bombë bërthamore gjithë botën. Po kush e pyet Ilir Metën, këtu pyetet populli dhe ai është me Edi Ramën. 5% janë me PD-në, nuk i vë populli flakën Shqipërisë.”

“Nuk ka nevojë të nxjerrësh ushtrinë, pasi vendi nuk është në luftë. Ilir Meta si gjithë të tjerët gjithmonë lehin. Dhe ne jemi po gjithmonë njësoj. Dhe ne si popull për 30 vjet kemi qenë budallenj. Sepse kemi pasur hajdutë që në fillim dhe nuk kemi ditur t’i ulim.”/ TIRANA TODAY

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT