Vangjush Dako ka mbajtur sot fjalimin e fundit si kryebashkiak para qytetarëve të Durrësit. Pas tre mandatesh, Dako do lërë zyrën e Bashkisë së Durrësit, teksa Rama zgjodhi që në këtë qytet të kandidonte Valbona Sakon.
Në takimin e sotëm të PS-së në Durrës, Dako tha se socialistët duhet t’i tregojnë Sali Berishës, Monika Kryemadhit e Lulzim Bashës se ata mbështesin të ardhmen.
“Ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga një bastion i PD deri në 2009 është kthyer sot në bastion i PS. Ata nuk e pranojnë dot tradhtinë që i kanë bërë këtij qyteti.
Durrësi është zbukuruar, është transformuar gjatë mandatin tonë dhe me projektet tona. Fundjavën e kaluar nuk kishte dhoma hoteli bosh. Jam i sigurt që kjo punë do të vazhdojë edhe gjatë 4 viteve të ardhshme.
Do i tregojmë Saliut, Monikës e Lulit se Durrësi mbështet të ardhmen e jo fjalët. Do fitojmë sepse kemi në krye Edi Ramën”, tha Dako.