Partia Demokratike nuk ka të ndalur me protestat, si një mjet për të shporrur qeverinë Rama.
Lidhur me protestën e organizuar në datën 22 qershor në Sarandë, ku një grup qytetarësh protestuan kundër kryeministrit Rama, sot policia është vënë në lëvizje.
Kreu i PD-së në Sarandë, Hariz Mema, është shoqëruar në rajonin e policisë.
Simpatizantë të Partisë Demokratike me në krye Memën, tentuan t’i bllokojnë rrugën Ramës. Kreu i qeverisë ishte nisur për në mitingun e socialistëve, ku prezantoi kandidatin për kryetar Bashkie.