Është folur e stërfolur për vilën superluksoze të Amit dhe Ermalit e cila ndodhet në zonën më të pasur të Tiranës. Pak a shumë të gjithë e kemi një ide se sa e bukur duket nga jashtë shtëpia e çiftit të njohur të ekranit, por shumë pak njerëz kanë arritur ta shohin nga brenda.
Pikërisht këtë detaj e ka zbuluar vetë Ermali i cili ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku tregon një pjesë të ambientit të brendshëm të shtëpisë.
Pavarësisht se ambienti që është kapur nga fotoja është shumë pak, luksi është i dukshëm. Ndoshta qëllimi i fotos ishte të tregonte atmosferën me miqtë brenda shtëpisë, por syrtë e të gjithëve u fokusuan tek ambientet e vilës. Hapësira e dhomës së ndenjes është mjaft e madhe dhe me siguri Ami është kujdesur vetë për arredimin deri në detaj.
Më herët Ami është shprehur se nuk është turp të jetosh në një vend luksoz për të cilin ke punuar fort. “Po është e vërtetë. Është në një nga zonat më të mira të Tiranës. Ka shumë personazhe të njohur. Nuk është turp të pranosh që jeton në një vend luksoz sepse ai vend është investim i kthyer mbrapsht i shumë viteve investimin të një pune të fortë që kemi bërë të dy”, ka thënë ajo.