Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Tensionet në Shkodër për KZAZ-të, Voltana Ademi: Rama ka qëllime kriminale

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Janë përdhunuar drejtoresha”, gazetari i kthehet keq Voltana Ademit

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar lidhur me tensionet në një prej KZAZ-ve në këtë bashki.

Përmes një deklarate për shtyp, Ademi shkruan se persona të paidentifikuar kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit, ndërsa shtoi se Policia e Shtetit po i shërben qëllimit të kryeministrit Rama për të “uzurpuar me forcë atë që nuk fiton dot me votë”.

Teksa e quan një cenim të rëndë të autonomisë vendore, kryebashkiakja nënvizoi se ka vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare.

“Edi Rama mund t’ia ketë dalë me çfarëdo makinacionesh të asgjësojë dhe të minojë institucionet që kontrollojnë pushtetin e tij, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë, por nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe të asgjësojë vullnetin e shkodranëve për të zgjedhur si qytetarë evropianë në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi Ademi.

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit është prej shumë kohësh jashtë shinave të ligjit, duke i shërbyer qëllimit kriminal të Edi Ramës për

Bashkia e Shkodrës bën pjesë në këtë plan gjakftohtë kriminal të Edi Ramës, por që ka për t’i dështuar.

Në përputhje të plotë me ligjin, në zbatim të dekretit në fuqi të Presidentit të Republikës, i botuar edhe në Fletoren Zyrtare, i detyrueshëm për zbatim nga çdo institucion shtetëror dhe i zgjedhur, Bashkia e Shkodrës ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lirimin e mjediseve që janë pronë e Bashkisë Shkodër.

Bashkia e Shkodrës ka kërkuar zyrtarisht bashkëpunimin e Policisë së Shkodrës për të zbatuar dekretin e Presidentit, i cili ka shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Deri tani që flasim nuk ka asnjë përgjigje zyrtare me shkrim, siç normalisht duhet të funksionojë komunikimi në mes institucioneve të shtetit. Përgjigja e vetme e policisë, siç po e shohin përditë përmes mediave shkodranët e shqiptarët, nuk është ajo e një institucioni në shërbim të interesit publik, por e një bande, që synon nxitjen e konfliktit dhe përdorimin e dhunës.

Si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës kam detyrimin ligjor të bëj gjithçka për kontrollin e territorit të Bashkisë, duke mos lejuar asnjë puç institucional të bandave të Edi Ramës, që drejtojnë Policinë, Prefekturën dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Çdo akt që persona me uniformën e policit kryejnë kundër punonjësve të Policisë Bashkiake në detyrë funksionale e ligjore, e cila ka përgjegjësinë ligjore të administrojë pronën e Bashkisë së Shkodrës- në këtë rast Pallati i Sportit, i cili është tentuar të uzurpohet edhe mëngjesin e sotëm nga militantët e Ramës, do të marrë përgjigjen e merituar.

Të mbështetur nga Policia e Shtetit, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të shpërthejnë derën e Pallatit të Sportit por nuk ia kanë dalë pas ndërhyrjes së Policisë Bashkiake.

Për këtë cenim të rëndë të autonomisë vendore nga qeveria e Edi Ramës kam vënë në dijeni institucionet dhe organizmat ndërkombëtare, për të cilët qeverisja vendore e qyteteve, është e shenjtë.

Edi Rama mund t’ia ketë dalë me çfarëdo makinacionesh të asgjësojë dhe të minojë institucionet që kontrollojnë pushtetin e tij, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë, por nuk do t’ia dalë të nënshtrojë Shkodrën dhe të asgjësojë vullnetin e shkodranëve për të zgjedhur si qytetarë evropianë në zgjedhje të lira e të ndershme!

Tags: edi ramaKZAZpoliciatensioneVoltana Ademi

TË LIDHURA

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët
Aktualitet

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa
Aktualitet

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa
Aktualitet

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Next Post
Përgjimet e Bild/ “Neni 328/A i Kodit Penal fut në burg Edi Ramën”

Përgjimet e Bild/ “Neni 328/A i Kodit Penal fut në burg Edi Ramën”

Video/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Elbasan, banorët në panik

Video/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Elbasan, banorët në panik

Thyhen dyert, hiqen me forcë materialet zgjedhore në Tropojë

Thyhen dyert, hiqen me forcë materialet zgjedhore në Tropojë







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025




TË FUNDIT

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih
Sport

Shorti i play-off të Botërorit 2026/ Shqipëria mëson nesër rivalët në Zyrih

by mirseda
18:17 | 19/11/2025
0

Nesër në Zyrih, Zvicër, në orën 13:00, do të hidhet shorti i fazës play-off për Kupën e...

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

Një javë pas ngjarjes në Rinas, policia ende pa prova që identifikojnë autorët

18:12 | 19/11/2025
Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

Masakra në Manëz pas sherrit për kafenë, policia sekuestron armën që dyshohet se përdori Daniel Pepa

17:19 | 19/11/2025
Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

Shqipëria humbet vende në renditjen e FIFA-s, Kosova në ashensor ngjitës

17:14 | 19/11/2025
Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Vrau një person pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

16:49 | 19/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com