Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Përse Athina është e shqetësuar?/ Kriza politike në Shqipëri, çfarë shkruan media greke

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Përse Athina është e shqetësuar?/ Kriza politike në Shqipëri, çfarë shkruan media greke

Në një kohë kur Këshilli Evropian pritet të marrë vendimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, media greke “macropolis.gr” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku shkruan për situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Po ashtu, kjo media vendos theksin tek marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për qëndrimin e vendit fqinj mbi këtë proces.

“Nuk është hera e parë që Shqipëria po përballet me një krizë politike dhe institucionale. Por kësaj radhe, ajo përputhet me një moment kritik për Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivat e tyre evropiane shkruan media greke. Sipas saj asnjëra palë nuk duket e gatshme të tërhiqet, në një kohë që BE dhe SHBA u kanë kërkuar të gjejnë një mënyrë për të lehtësuar tensionin përmes dialogut. E duke folur për rolin e Greqisë në këtë sfond, ajo shkruan se Greqia ka shmangur çdo lloj lëvizjeje që do të shihej si një përpjekje për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Shqipërisë”, shkruan media greke.

Po përse është e shqetësuar Athina zyrtare për këto zhvillime në Shqipëri? Siç raporton, macropolis.gr ka një sërë arsyesh. Së pari, qeveria greke e konsideron Edi Ramën një njeri me të cilin mund të flasë dhe të paktën të ketë mirëkuptim për çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe. Dy ish-ministrat e jashtëm të vendeve, Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati, mundën të arrijnë një marrëveshje në parim për disa çështje të pazgjidhura. Por kjo nuk u mbyll për shkak të mungesës së vullnetit politik në të dyja anët dhe kryesisht për shkak të frikës në Athinë se pas Marrëveshjes së Prespës nuk kishte mbështetje të mjaftueshme për të nënshkruar marrëveshjen me Tiranën.

Alexis Tsipras gjithashtu ka zhvilluar bisedime të shpeshta me homologun e tij shqiptar dhe në fakt gjatë takimit të tyre të fundit në kuadër të Samitit të Dubrovnikut në prill arritën të bien dakord mbi çështjen që lidhet me pronat e pakicës greke në Shqipëri. Megjithatë, kjo çështje është ende në pritje.

Perspektiva e BE-së dhe qëndrimi i Greqisë për çeljen e negociatave.  Shqipëria duket të jetë e destinuar të mos marrë një datë për të çelur negociatat e anëtarësimit me BE në Këshillin e ardhshëm të Evropës, në qershor. E ardhmja e saj evropiane po bëhet gjithnjë e më e turbullt që kur qeveria e Ramës është akuzuar për korrupsion. Athina zyrtare ka shqetësimin se kriza politike në Tiranë nuk do të ndihmojë në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështje, e cila për Greqinë shihet si një parakusht i madh për shpresat e Shqipërisë për në BE.

Ministri i Jashtëm Giorgos Katrougalos përdori shembullin e Marrëveshjes së Prespës për të dalluar dy vendet që synojnë BE dhe për të theksuar nevojën e rezolutave mbi çështjet në pritje. Ai tha se “me Marrëveshjen e Prespës ne kemi nxjerrë Maqedoninë e Veriut nga ekuacioni i paqëndrueshmërisë. Zhvillimet e fundit në Shqipëri tregojnë se sa e rëndësishme është kjo për stabilitetin në rajon dhe për interesat tona kombëtare”.

Ende nuk është e sigurt nëse qeveria aktuale greke do të kishte dhënë mbështetjen e saj të plotë ndaj Shqipërisë në Këshillin e ardhshëm të BE. Më 30 maj, Athina paralajmëroi gjithashtu Tiranën duke nënvizuar se “Greqia po punon drejt përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë dhe mbështet kursin e saj të pranimit në Bashkimin Evropian, në kushtet e vetëkuptueshme që vlen për të gjitha vendet për anëtarësim, që ajo të plotësojë të gjitha kushtet përkatëse. Siç bëhet e qartë edhe në raportin përkatës të Komisionit Evropian, respektimi i të drejtave të minoritetit etnik grek lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe përbën një pjesë integrale të 5 prioriteteve kyçe për fillimin e negociatave të pranimit me BE, përmbushjen e i cili do të shqyrtohet ekskluzivisht nga Këshilli Evropian”.

Kjo media shkruan se është e sigurt që Këshilli i ardhshëm i Evropës nuk do të japë pëlqimin e tij, sidomos pas dështimit të bundestagut gjerman për të marrë ndonjë vendim për të mbështetur një datë për çeljen e negociatave me këto dy vende, si dhe duke pasur parasysh skepticizmin e disa vendeve anëtare të BE, vendimi ndoshta do të merret në vjeshtë.

Greqia do të shkojë në zgjedhje dhe me shumë gjasa vendimi për këto dy vende do të jepet në vjeshtë. Macropolis.gr shkruan se partia kryesore opozitare e Greqisë e ka të qartë qëndrimin për Shqipërisë. Disa muaj më parë ministri i jashtëm në hije i Demokracisë së Re, Giorgos Koumoutsakos tha se partisë së tij nuk do i pëlqente që Shqipëria të ishte një hap më pranë anëtarësimit në BE. Duke folur për një radio në Greqi ai ka thënë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të shqyrtohen veç e veç dhe jo si një “paketë”. Por edhe pse diplomatët grekë janë pro dhe kundër çeljes së negociatave ata besojnë se një zvarritje e procesit integrues të Shqipërisë nuk është në përfitim të Greqisë, pasi do të dëmtonte “stabilitetin e vendit fqinj dhe interesat kombëtare”.

Tags: behapja e negociatavemedia grekeshqiperi

TË LIDHURA

Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot
Aktualitet

Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

17:40 | 30/08/2025
Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike
Aktualitet

Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike

17:31 | 30/08/2025
Shkak moti i keq/ Shtylla e tensionit të ulët rrëzohet në Guras të Pogradecit, energjia mbetet e pandërprerë për shumicën e zonave
Aktualitet

Shkak moti i keq/ Shtylla e tensionit të ulët rrëzohet në Guras të Pogradecit, energjia mbetet e pandërprerë për shumicën e zonave

17:27 | 30/08/2025
Next Post
Bullgaria kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Bullgaria kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Rekomandimi i KE për negociatat, BD ftesë forcave politike në vend

Patozi tregon se çfarë do të ndodhë pas 30 qershorit

Momenti kur RENEA ndërhyn në Elbasan, mes të arrestuarve edhe Florenc Çapja (Video)

Momenti kur RENEA ndërhyn në Elbasan, mes të arrestuarve edhe Florenc Çapja (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025




TË FUNDIT

Houthit e konfirmojnë: Në sulmin izraelit të së enjtes u vranë kryeministri dhe disa ministra të kabinetit
Bota

Houthit e konfirmojnë: Në sulmin izraelit të së enjtes u vranë kryeministri dhe disa ministra të kabinetit

by mirseda
17:56 | 30/08/2025
0

Në një deklaratë zyrtare, presidenca e Houthëve, grupit të mbështetur nga Irani që kontrollon pjesën më të...

Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

Stuhia boshatis plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit, trafik i rënduar në aksin Shkodër-Milot

17:40 | 30/08/2025
Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike

Moti i keq ne vend! IGJEUM: Këto janë 3 qarqet me tẻ rrezikuara, ja zonat urbane më problematike

17:31 | 30/08/2025
Shkak moti i keq/ Shtylla e tensionit të ulët rrëzohet në Guras të Pogradecit, energjia mbetet e pandërprerë për shumicën e zonave

Shkak moti i keq/ Shtylla e tensionit të ulët rrëzohet në Guras të Pogradecit, energjia mbetet e pandërprerë për shumicën e zonave

17:27 | 30/08/2025
Kosovë/ U plagos me armë zjarri në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë

Kosovë/ U plagos me armë zjarri në një poligon, humb jetën 24-vjeçarja në Prishtinë

17:12 | 30/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com