Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka deklaruar se opozita jo parlamentare do ta gjejë veten në një klimë armiqësore pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
I ftuar në emisionin “Provokacija”, Patozi shtoi më tej se pas 1 korrikut forca politike që ai drejton “do të thotë fjalës e saj”.
“Pas 30 Qershorit ne do të bëjmë muhabet se si ata që nuk morën pjesë si do ta gjejnë veten e tyre në një klimë më armiqësore sepse sot janë në një klimë miqësore. Ne kemi hyrë në këto zgjedhje me pretendimin që në 01 Korrik Shqipëria do të flasë për ne dhe ne do të themi fjalën tonë”, u shpreh Patozi.
Ndër të tjera, ai theksoi se vendi ka nevojë urgjentisht për një marrëveshje që ka për synim tejkalimin e krizës politike, ndërsa tha se opozita e re në Parlament nuk ka asnjë përgjegjësi për situatën e krijuar në vend.