E ftuar këtë të shtunë së bashku me Muharrem Ahmetin në emisionin ‘Xing me Ermalin’, Enca do flasë për herë të parë për lidhjen e saj.
Ajo tashmë është një ndër personazhet më të komentuar në botën e show-bizzit. Sa i takon jetës së saj private, këngëtarja është treguar gjithmonë diskrete, dhe nuk ka zbuluar asnjë detaj. Por siç duket, Ermali ka arritur që të zbulojë diçka nga jeta e saj.
“Si ka mundësi që akoma s’ke të dashur?”, e ka pyetur Ermali.
“Kush të ka thënë ty që jam beqare?”, ka thënë këngëtarja, në promon e emisionit.