Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Islandezët shmangën një tragjedi të mundshme, u shpëtuan jetën kuqezinjve

6 vjet ago
in Sport, Të Gjitha, W-Instant
Islandezët shmangën një tragjedi të mundshme, u shpëtuan jetën kuqezinjve

Islanda nuk është thjesht një kujtim i hidhur për Kombëtaren shqiptare sa u përket rezultateve që ka marrë në ndeshjet e luajtura në Rejkjavik.

Shteti i vogël ishullor ka rezultuar një ters i vërtetë dhe për më tepër një rast i frikshëm për kuqezinjtë kur bëhet fjalë për udhëtimin në kthim nga Rejkjaviku në Tiranë. Mund të duket e çuditshme, por Kombëtares i ndodhi më 8 qershor 2019 në aeroportin e Islandës e njëjta gjë si më 11 shtator 2013 (pas ndeshjes Islandë-Shqipëri 2-1). Mirëpo, këtë herë paniku ishte edhe më i madh.

FSHF kishte shpenzuar rreth 70 mijë euro për një avion çarter, teksa menjëherë pas ndeshjes do të bëhej edhe udhëtimi Rejkjavik-Tiranë, që zgjaste 5 orë e 40 minuta. Gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve në mbrëmjen e 8 qershorit, pasi lojtarët dhe stafi u desh të sfiliteshin sa në autobus dhe aeroport, duke pritur afro 8 orë për t’u nisur drejt Shqipërisë.

Por, kur kanë kaluar tri ditë nga ai udhëtim i frikshëm, zbulohet tashmë edhe prapaskena e zvarritjes. Është vetë institucioni i futbollit shqiptar, që përmes drejtorit për marrëdhënieve me publikun në FSHF, Andi Verçani, sqaron vuajtjet në kthim të Kombëtares dhe për më tepër arsyen që solli këtë pritje të çmendur. Vonesa kishte një shkak madhor: avioni çarter ishte me defekt dhe autoritetet islandeze kapën gjithçka në kohë. Tashmë, në vendin ishullor  meritojnë një falënderim për faktin se kanë shmangur një tragjedi të mundshme.

“FSHF kishte kontraktuar për këtë udhëtim një avion çarter, Boing 737, i cili për shkak të një defekti teknik, i lajmëruar pas ndeshjes, përpara se skuadra të shkonte në aeroportin e Keflavikut, nuk është ngritur për fluturim. Kompania, pas një vonese, ka siguruar një çarter tjetër, i cili ka rikthyer skuadrën në atdhe, duke garantuar kushtet për një fluturim të sigurt. Kjo është e gjithë historia e udhëtimit”, tregon zyrtari i FSHF-së. Skuadra kuqezi udhëtoi gjithë natën duke u gdhirë 9 qershor dhe kjo prishi të gjitha planet e trajnerit Edi Reja për një stërvitje normale në ditën pas ndeshjes në Islandë. /Panorama Sport

Tags: IslandezëtjetënkuqezinjvemundshmeshmangënshpëtuanTragjedi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
“E thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë”, Spiropali sulmon Metën

“E thotë Presidenti i Shqipërisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë”, Spiropali sulmon Metën

Rama nuk humb asnjë minutë kohë, ndërmerr hapin e parë për shkarkimin e Metës

A do të mbahen zgjedhjet me 30 qershor?! Rama i përgjigjet Metës nga Brukseli

Meta ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën, i përgjigjet sërish

Meta ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën, i përgjigjet sërish







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

AKU bllokon mbi 3.9 tonë produkte blegtorale në Durrës dhe Lezhë

16:35 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Merz në Turqi/ Presidenti Erdogan e pret me ceremoni zyrtare
Bota

Merz në Turqi/ Presidenti Erdogan e pret me ceremoni zyrtare

by mirseda
14:20 | 30/10/2025
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan priti me një ceremoni zyrtare kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz i...

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

Për herë të parë, Shqipëria dhe Italia mbledhje të përbashkët mes dy qeverive në Romë

14:18 | 30/10/2025
Kryetarja e KLP-së në seancë plenare: Në 2024,11 prokurorë ankesa për mbrojtje

Kryetarja e KLP-së në seancë plenare: Në 2024,11 prokurorë ankesa për mbrojtje

14:05 | 30/10/2025
Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë

Vr*u turistin nga Tirana për një foto me kalin e tij, burg për autorin, shfaq pendesë në Gjykatë

13:38 | 30/10/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com