Kryesore

Meta ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Ramën, i përgjigjet sërish

               Publikuar në : 18:05 - 11/06/19 S.N

Tashmë është mjaft e qartë përplasja institucionale mes kryeministrit dhe presidentit të vendit, lidhur me zgjedhjet vendore.

Presidenti Meta mbajti sot një konferencë për shtyp, ku e bëri të qartë se zgjedhje pa dekretin e tij nuk ka. Por, nga ana tjetër, kryeministri Rama vijon të këmbëngulë se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor, teksa postoi pak më parë në Twitter, shkurtimisht: “Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”.


Nuk ka vonuar as përgjigja e presidentit Meta, i cili me anë të një postimi në Facebook, shkruan:

“Shqiptarët kanë nevojë për ZGJEDHJE, jo për votime!”, duke nënkuptuar se zgjedhjet e 30 qershorit me mungesën e opozitës nuk do të mbahen.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT