Gazetari investigativ Artan Hoxha ka risjellë një postim që ka bërë në rrjetet sociale 4 vite më parë. Pas një debati në Kuvend, Astrit Patozi kishte nxjerrë një titull të një gazete të vitit 2001 që shkruante: “S’pjerdh Iliri nga ODIR-i”.
Nisur nga kjo, Hoxha shkruan se kur Meta ishte kryeministër, opozita e djathtë e akuzonte për vjedhje votash, ndërsa tani Meta kujdeset që opozitës së djathtë të mos ia vjedhë votat kryeministri Rama i PS-së.
Si për ironi të fatit, opozita e djathtë që e akuzonte për hajdut votash si kryeministër, sot i mban shpresat tek ai, për t’ia mbrojtur votat.
Statusi
“Facebook ma riktheu ne memorie….
Titulli i gazetes Tema ne vitin 2001 kur kryeminister ishte Ilir Meta…
Titulli;”S’pjerdh Iliri nga ODIR-i”…
Ne ate kohe opozita e djathte dhe misioni monitorues i ODIR ankoheshin se kryeministri socialist Meta kishin vjedhur zgjedhjet.
Tani Meta eshte president dhe po kujdeset qe opozites se djathte te mos ia vjedhe votat kryeministri Rama i PS-se…
Pra opozita e djathte qe dikur e akuzonte per hajdut votash si kryeminister, sot i ka varur shpresat tek ai per tia mbrojtur votat nga hajdutet si president..
Asgje nuk ka ndryshuar edhe pas 18 vitesh, ….