Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

A mundet Kuvendi të shkarkojë Presidentin e Republikës? Rama: Jam 3 lëvizje para

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
A mundet Kuvendi të shkarkojë Presidentin e Republikës? Rama: Jam 3 lëvizje para

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, gjate konferences "Korrupsioni zgjedhor, nevoja per nje reforme elektorale te thelle dhe gjitheperfshirese", e iniciuar Koalicioni i Vezhguesve Vendore, ne hotel Tirana./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta andAlbanian Prime Minister Edi Rama, during a conference about the necessity of the Electoral Reform.

Gjatë protestës së 8 të opozitës, presidenti Ilir Meta deklaroi shfuqizimin e dekretit që përcaktonte datën 30 qershor si ditën e zgjedhjeve vendore. Ai e arsyetoi këtë vendim si një pasojë e pashmangshme e sjelljes së të dyja palëve. Pasi Presidenti lajmëroi anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, Kryeministri Rama dhe mazhoranca nxituan të deklaronin se zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. Madje disa analistë u shprehën se mazhoranca duhet të shkarkojë Presidentin. Por çfarë parashikon Kushtetuta për shkarkimin e Presidentit të Republikës?

Neni 90 i Kushtetutës parashikon rastin kur shkarkohet Presidenti. “Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit, dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës.

Pra edhe nëse mazhoranca vendos të shkarkojë Presidentin, është Gjykata Kushtetuese që e legjitimon vendimin, por sot ky institucion është jashtë funksionit, pasi nuk ka anëtarët e mjaftueshëm për të zhvilluar mbledhjet.

Kryeministri Rama doli dje kundër presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Presidenti shfuqizoi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, por mazhoranca duket se nuk ka ndërmend ta zbatojë këtë vendim të tijin.

Gjatë një takimi me banorët e Beratit, në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri Rama u shpreh se zgjedhjet janë të qytetarëve dhe jo të presidentit. Sipas tij, ky është një plan i hartuar më parë, duke theksuar se qëllimi i presidentit është të marrë të marrë zvarrë qeverinë dhe të pengoj reformën në drejtësi.

“E prisja edhe këtë, dhe nuk është asgjë tjetër veçse mbyllja e një rrethi të një plani të bërë me kohë për një arsye, për arsyen se nuk kërkohet shtyrja e zgjedhjeve, kërkohet marrja zvarrë e kësaj qeverie dhe varrosja e reformës në drejtësi. Ne në 30 qershor do bëjmë zgjedhje.

Zgjedhjet nuk janë të partive, as të presidentit, por të popullit shqiptar. Këto janë sjellje të një grupi të dëshpëruar, dhe janë të detyruar të humbin në mënyrë të dëshpëruar. Dhe kjo që sapo ndodhi, është vazhdimi i asaj që ka ndodhur edhe me atë dosjen e famshme që i rrokullisën kokat të gjithë shqiptarëve, duke u përpjekur të krijojnë një mjegull, dhe të hedhin të gjithë baltën e mundshme për të shkuar drejt shkatërrimit të zgjedhjeve dhe marrjes peng të gjithë procesit demokratik”, deklaroi ai.

Rama e ka kërcënuar hapur presidentin, duke thënë se ai është gjithmonë tre hapa para, dhe nuk e zënë asnjëherë në befasi. “Ne jemi gati, i kemi marrë të gjitha masat. Gabojnë gjithmonë shumë me këto që bëjnë, sepse unë jam gjithmonë tre lëvizje përpara. Asnjëherë deri më sot nuk më kanë surprizuar, dhe s’më kanë kapur në befasi, do çuditen më shumë se si ka për t’u ndodhur”, tha Rama.

Tags: dekreti i zgjedhjeveMetarama

TË LIDHURA

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën
Aktualitet

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

09:30 | 02/04/2026
Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA
Aktualitet

Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

09:21 | 02/04/2026
Dogji automjetin e një personi, me porosi të një 28-vjeçari, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Dogji automjetin e një personi, me porosi të një 28-vjeçari, arrestohet 39-vjeçari

09:01 | 02/04/2026
Next Post
Detajet/Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë në Durrës

Detajet/Grabitet bankomati i një banke të nivelit të dytë në Durrës

Rama ‘injoron’ vendimin e Metës, zbardhet lëvizja i tij e fundit

Rama 'injoron' vendimin e Metës, zbardhet lëvizja i tij e fundit

Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit/ PS përgatit shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi

Meta anuloi zgjedhjet e 30 qershorit/ PS përgatit shkarkimin e Presidentit nga Kuvendi







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!
Bota

“Shumica e udhëheqësve janë eliminuar”, Trump: Iranin do ta kthejmë në Epokën e Gurit!

by mirseda
09:35 | 02/04/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar përshkallëzim të mëtejshëm të operacioneve ushtarake kundër Iran, duke deklaruar...

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

Sot Kuvend| Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

09:30 | 02/04/2026
Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

09:21 | 02/04/2026
“Ngushtica e Hormuzit do të hapet pas luftës”/ Deklarata e Trump, rritet menjëherë çmimi i naftës

“Ngushtica e Hormuzit do të hapet pas luftës”/ Deklarata e Trump, rritet menjëherë çmimi i naftës

09:03 | 02/04/2026
Dogji automjetin e një personi, me porosi të një 28-vjeçari, arrestohet 39-vjeçari

Dogji automjetin e një personi, me porosi të një 28-vjeçari, arrestohet 39-vjeçari

09:01 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com