Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, teksa ka qenë e ftuar në një emision, është shprehur se po të kishte molotov dhe ajo do të kishte gjuajtur në protesta, ashtu si protestuesit.
E njohur për përplasjet e saj me kryeministrin Edi Rama, ajo këtë herë i ka çuditur të gjithë, lidhur me protestat që opozita zhvillon.
“Unë do të kthehem te protesta. Unë shkoj në Tiranë edhe protestoj, biles fort. Po të kisha edhe unë molotov, do të gjuaja. Unë nuk di të gjuaj me molotov, pavarësisht se në shkollë kemi bërë edhe ushtarake, por na qëlloi që u ndryshua sistemi, shyqyr Zotit.
Nuk e kam pasur këtë mundësi. Por qejfi dhe dëshira, kur je aty në protestë, do me dhënë gjithçka nga vetja. Do të kisha edhe unë dëshirë të gjuaja me molotov”, thotë Ademi.