Ka rënë në prangat e policisë greke Albiano Xhezairi, shqiptari që u arratis mbrëmjen e djeshme bashkë me një sirian nga burgi i Avlonës, Greqi.
23-vjeçari rezulton i dënuar me 16 vite burg në Greqi për trafik të lëndëve narkotike.
Xhezairi merrte drogën nga kufiri i gjelbër dhe e magazinonte atë në banesën që kishte me qira në Athinë dhe më pas e shiste atë. Ndërkohë, ai është dënuar edhe në Shqipëri me 24 vite burg për vrasjen e Aleksandër Bardhit në Sarandë.
Dy të burgosurit goditën mbrëmjen e djeshme gardianin e burgut në fytyrë dhe arritën që të largoheshin Fillimisht është hedhur nga gardhi njëri nga të arratisurit. Oficeri i policisë e paralajmëroi dhe qëlloi në ajër, por menjëherë pas tij, një i burgosur i dytë kërceu gardhin duke shpëtuar kështu nga ndjekja.