Një përleshje e madhe ka ndodhur ditën e hënë, në katër burgjet e ndara në Manus të Brazilit, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 40 të burgosur.
Përplasje të tilla ndodhin shpesh nëpër burgjet e Brazilit, pasi ‘bandat e drogës’ kanë kontroll në pothuajse të gjitha burgjet.
Vetëm një ditë para kësaj ngjarjeje, 15 persona u vranë në një burg në Manaus si pasojë e një konflikti mes bandave rivale. Autoritetet shprehen se trupat e gjetur kishin vdekur si pasojë e asfiksimit dhe goditjeve të shumta, me thika të improvizuara.
Në Janar të vitit 2017, rreth 150 të burgosur vdiqën gjatë një përleshjeje që zgjati për rreth 3 javë, në veri dhe verilindje të Brazilit. Përleshja ndodhi mes dy bandave më të mëdha të drogës, ‘Komanda e Parë Kapitale’ dhe ‘Komanda e Kuqe’, të cilët sipas raportit u therën me njëri-tjetrin.
Presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro është zotuar të rifitojë kontrollin e burgjeve të vendit, duke premtuar kështu edhe ndërtimin e shumë burgjeve të tjerë.
Për dekada me radhë, burgjet në Brazil kanë qenë mjaft të tejmbushura duke dalë jashtë kontrollit të autoriteteve lokale, duke shërbyer kështu si qendra rekrutimi për ‘bandat e drogës’.