Nëse keni planifikuar të udhëtoni drejt Italisë ditën e nesërme, kini parasysh se mund të ketë vonesa, por edhe anulime.
Lajmi bëhet i ditur nga Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, që njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë nesër drejt Italisë dhe anasjelltas se të martën do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve për shkak të një greve 24-orëshe.
Mësohet se greva vjen nga pilotë, teknikë dhe asistentë të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.
Për të shmangur pritjet e gjata, Autoriteti i Aviacionit Civil këshillon të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit.