Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha në Dhomën e Lordëve: Autokratët e korruptuar kërcënim për demokracinë

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Basha në Dhomën e Lordëve: Autokratët e korruptuar kërcënim për demokracinë

Në mbyllje të vizitës së tij në Britani, lideri i opozitës Lulzim Basha ishte i ftuar i nderit në një darkë pune me anëtarë të parlamentit dhe Dhomës së Lordëve në Londër. Në qendër të diskutimeve ishte siguria dhe stabiliteti në Evropën Juglindore dhe kriza politike në Shqipëri.

Pasi shprehu mirënjohjen e Britanisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, Basha theksoi qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Partisë Demokratike se përpjekjet dhe diskursi mbi kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve shkon kundër këtyre arritjeve, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe minuar perspektivën evropiane të vendeve dhe popujve të rajonit.

“Autokratët e korruptuar përbëjnë një kërcënim për demokracinë dhe stabilitetin. Kriza e thellë në Shqipëri ilustron qartë se pa demokraci dhe sundim të ligjit nuk mund të ketë stabilitet dhe as zhvillim ekonomik.”- theksoi kreu i opozitës sipas zyrës së shtypit të PD-së.

Basha theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë jetike për demokracinë, duke i njohur bashkëbiseduesit me propozimet e PD dhe opozitës së bashkuar për daljen nga kriza përmes një procesi të lirë zgjedhor nëpërmjet një qeverie tranzitore. Kjo qeveri sipas Bashës, do t’i çlirojë duart drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së politikanëve të kapur në bashkëpunim me krimin për vjedhjen e zgjedhjeve

“Vetëm një qeveri e dalë nga vota e lirë mund të luftojë krimin e organizuar që e ka shndërruar Shqipërinë, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, në një bazë operacionale të rrjeteve kriminale, që veprojnë nga Amerika në Euroje dhe Lindjen e Mesme”, tha ai.

Basha i njohu miqtë britanikë edhe me programin e Partisë Demokratike, në veçanti, me masat që do të marrë përmes vetingut të politikanëve dhe goditjes me tolerancë zero të krimit dhe konfiskimit të aseteve kriminale. Kreu i opozitës shpjegoi se këto masa synojnë t’u japin fund trafiqeve dhe pastrimit të parave të pista të krimit, në mënyrë qe të hapet rruga për Shqipërinë e standardeve evropiane me barazi para ligjit, liri dhe mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Ne përfundim, ai shprehu bindjen se me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar dhe partnerëve tanë strategjikë euroatlantikë,  Shqipëria do ta kapërcejë këtë krizë dhe do t’i japë fund tranzicionit të tejzgjatur përmes reformave të thella politike që do të cimentojnë kontrollin demokratik të qeverisjes nga qytetarët dhe sundimin e ligjit.

“Për Partinë Demokratike është prioritet strategjik forcimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar jo vetëm në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit, por në veçanti, në fushën ekonomike dhe atë te investimeve britanike”- nënvizoi kryetari i opozitës.

Mes pjesëmarrësve në këtë darkë pune ishte Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe anëtar i Dhomës së Lordëve. Në darkë ishin të pranishëm edhe deputetët Crispin Blunt, Sir Mark Lyall Grant, dhe Gavin Williamson, anëtar i Parlamentit Britanik dhe lidershipit të Konservatorëve dhe ish-ministër i Mbrojtjes./BW

Tags: autokratetbashademokracinëDhomën e Lordëvekercenimkorruptuar

TË LIDHURA

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar
Kryesore

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar

10:52 | 02/12/2025
Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër
Aktualitet

Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO

10:29 | 02/12/2025
Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim
Aktualitet

Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim

10:27 | 02/12/2025
Next Post
FOTO/ Tentativë vrasje në diskotekë, kush është 23-vjeçari që u arrestua në Tiranë

FOTO/ Tentativë vrasje në diskotekë, kush është 23-vjeçari që u arrestua në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet lezhjani (Emri)

Në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, merr fund arratia e shkodranit

Momenti shokues, Schwarzenegger goditet me shkelm nga një fans (Video)

Momenti shokues, Schwarzenegger goditet me shkelm nga një fans (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025




TË FUNDIT

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar
Kryesore

Mesazhi i Spiropalit në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Ishte prijës politik, misionar

by mirseda
10:52 | 02/12/2025
0

Nëse do të ishte mes nesh, Ibrahim Rugova do të festonte 81-vjetorin e lindjes. Ministrja për Europën...

Qeveria çoi në Kushtetuese pezullimin e Ballukut/ Kolegji shtyn mbledhjen për javën tjetër

Balluku ankimon në Apel vendimin e Gjykatës së Posaçme, kërkon shfuqizimin e masave të GJKKO

10:29 | 02/12/2025
Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim

Fletët e votimit dhe materiali zgjedhor të 11 majit, KQZ hap 210 kuti votimi për verifikim

10:27 | 02/12/2025
LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe

LAJM I FUNDIT/ Veliaj në GJKKO: Prej nëntë muajsh në këtë kafaz metalik, nuk kam parë asnjë faqe

10:19 | 02/12/2025
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

10:12 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com