Kronikë

FOTO/ Tentativë vrasje në diskotekë, kush është 23-vjeçari që u arrestua në Tiranë

               Publikuar në : 13:58 - 19/05/19 Enno

Shkëlqim Kastrati, 23 vjeçi që u arrestua në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë për tentativë vrasje në Gjermani. Kastrati rezulton se është përfshirë në një sherr në dhjetor të vitit 2017 në një diskotekë në Donaueschingen.

Pas ngjarjes, i riu 21 vjeç në atë kohë, u arratis, ndërsa prokuroria vuri një shumë prej 2500 eurosh shpërblim për ata që jepnin informacion.

Sipas hetimit, Kastrati u përfshi në një sherr në një disko (15 dhjetor), e cila ndodhet në një zonë industriale në Donaueschingen.

Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër” ndalimi, Kastrati i njohur edhe si Kimi, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rëndë personit të plagosur, duke iu nënshtruar një operacioni.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua duke i shpëtuar arrestimit. Dyshimet e para, flisnin se ai mund të ishte në zonën e Ulm, por kërkimet e mëvonshme në apartamente në qendër të qytetit të martën e 19 dhjetorit 2017, ishin të pasuksesshme.

Edhe pas dy muajsh nga ngjarja, kërkimet për të rezultuan të pasuksesshme.

“Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që ai të ketë vendosur të shkojë në Kosovë. Ne vazhdojmë të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta gjetur atë”, thoshte Dieter Popp, zëdhënës i selisë së policisë në Tuttlingen në shkurt 2018.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT