Kronikë

Në kërkim për prodhim të lëndëve narkotike, merr fund arratia e shkodranit

               Publikuar në : 14:13 - 19/05/19 Enno

Një 30-vjeçar në Shkodër ka rënë në pranga e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim. Valentin Gjeloshi ishte dënuar në mungesë me 5 vite burg nga gjykata e Shkodrës, për prodhim të lëndëve narkotike

Njoftimi i policisë:

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet nga Policia e Shkodrës një person i shpallur në kërkim kombëtarë, i denuar me 5 vite burg nga Gjykata Shkodrës. Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze të informacione të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim

Valentin Gjeloshi, 30 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin e formës së prerë Nr.98, datë 13.03.2019, e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitja e narkotikëve ‘’, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/3 i Kodit Penal. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT