jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Bota ka nevojë për demokracinë, por jo domosdoshmërisht për versionin e saj amerikan

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, TT, W-Instant
Bota ka nevojë për demokracinë, por jo domosdoshmërisht për versionin e saj amerikan

Nga Ian Brehmmer, “Time”

Gati 3 dekada pas fundit të Luftës së Ftohtë, nuk është më e qartë nëse demokracia liberale e stilit amerikan, është me e preferuara në botë. Xi Jinping e ka konsoliduar pushtetin e tij në Kinë, në një shkallë që nuk është parë që nga koha e Maos. Vladimir Putin ndodhet në pushtet prej një kohe më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus, që nga koha e Stalinit.

Dhe shumë demokraci, janë duke u dëmtuar nga populizmi. Demokracia mbetet forma e qeverisë, që ka më shumë gjasa të krijojë një siguri të qëndrueshme dhe prosperitet. Me përjashtim të pak shteteve që varen nga prodhimi i naftës, vendet më të pasura në botë janë demokraci, dhe demokracitë kanë gjithashtu më pak gjasa të shkojnë në luftë me njëra-tjetrën.

Për këto arsye, amerikanët kanë kohë që besojnë se nëse të gjitha vendet e botës do të bëheshin demokraci, të gjithë do të kishim një jetë më të sigurt dhe më të begatë. Por, a është demokracia e stilit amerikan, rruga e drejtë për të gjithë?

Një studim i ri i kryer nga Fondacioni i Grupit Eurasia (EGF), ka prodhuar gjetje interesante mbi qëndrimet e publikut në vendet e tjera përkundrejt SHBA-së dhe sistemit të saj të qeverisjes. Bazuar në sondazhet e qytetarëve në 8 vende – Brazili, Kina, Egjipti, India, Nigeria, Polonia, Gjermania dhe Japonia – raporti i autorizuar nga Mark Hannah, gjeti mbështetje në të gjitha këto vende për demokracinë, por qëndrime të përziera ndaj SHBA-së dhe demokracisë së saj.

Kështu brazilianët duken të zhgënjyer me demokracinë e tyre, por rreth 70 për qind kanë një pikëpamje të favorshme ndaj idesë amerikane mbi demokracinë. Të anketuarit në Kinë, kishin 3 herë më shumë gjasa të dëshironin që sistemi i qeverisë së tyre të bëhej më shumë si sistemi amerikan.

Ndërkohë, rreth 80 për qind e indianëve të anketuar, kanë një pamje shumë ose disi të favorshme ndaj SHBA-ve dhe të popullit amerikan, pjesërisht për shkak se 70 për qind e tyre kanë një mik të ngushtë ose një anëtar të familjes që jeton në SHBA.

Ata që janë intervistuar në Gjermani dhe Japoni, aleatë të vjetër të Amerikës, janë më pak entuziastë për demokracinë e stilit amerikan. Më shumë se gjysma e gjermanëve, kanë raportuar një pikëpamje të pafavorshme. Sondazhi zbuloi se në vendet e pasura, kundërshtimi ndaj presidentit Trump dhe perceptimet e pabarazisë së të ardhurave, kishin mendime të pafavorshme mbi SHBA-në. Shumica e të anketuarve, favorizojnë në mënyrë dërmuese demokracinë, ashtu siç praktikohet në vendet e tyre.

Ata që jetojnë në demokracitë e tregjeve të reja, nuk e pëlqejnë rolin aktiv që SHBA-ja luan ndonjëherë në vende të tjera, por ata thonë se demokracia amerikane mbron në një mënyrë më efektive sundimin e ligjit, se sa demokracitë e veta. Shumica e qytetarëve në vendet autoritare nuk i pëlqejnë politikat e jashtme të SHBA-së, por duan një liri më të madhe politike në vendet e tyre.

Gjetjet nga këto vende, sugjerojnë se ndërsa demokracia mbetet një aspiratë popullore në mbarë botën, “tërheqja” do të jetë më efektive sesa “promovimi”, si një mënyrë për të ndihmuar zgjerimin e demokracisë. Raporti argumenton se SHBA-ja, ka kryer 4 gabime kryesore në nxitjen e demokracisë jashtë vendit.

Politikëbërësit amerikanë, janë fokusuar mbi ligjet dhe institucionet e vendeve të tjera, por jo tek kulturat e tyre politike. Ata kanë supozuar se njerëzit do të heqin dorë nga siguria dhe stabiliteti afatshkurtër, në këmbim të mundësisë për të votuar. Ata e kanë përdorur ndërhyrjen ushtarake për të promovuar vlerat demokratike, pa llogaritur problemet që krijon kjo qasje.

Dhe ata i kanë injoruar vlerat dhe interesat, e atyre që shpresojnë të bindin. Studimi, konstaton gjithashtu se lejimi i personave të lindur jashtë vendit që të studiojnë dhe jetojnë në SHBA, mund të ndihmojë në promovimin e demokracisë: mbështetja ndaj ideve dhe demokracisë amerikane, është nxitur kryesisht nga emigracioni, dhe lidhjet e drejtpërdrejta me komunitetet e diasporës.

Njerëzit që raportojnë se kanë pasur anëtarë të familjes ose miq të ngushtë që kanë jetuar në SHBA 5 vitet e fundit, kanë shumë më shumë gjasa të kenë pikëpamje pozitive. Kjo është një nga arsyet pse politikëbërësit e SHBA-së do të ishin më të suksesshëm, nëse do të gjenin modestinë për ta promovuar demokracinë në mbarë botën pa paketimin e hapur si “amerikane”, dhe të pranojnë me përulësi se Amerika, shpesh nuk ia ka dalë të përmbushë idealet më të larta të demokracisë. Joshja për demokracinë, lind me pushtetin që ajo u jep individëve për të vendosur vetë rrugën e tyre. SHBA-ja, duhet të pranojë, se çdo vend do të duhet ta gjejë vetë rrugën për të ndërtuar demokracinë./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

Tags: amerikanbotademokracinënevojëversionin

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Gjyqi ndaj Agon Channel i humb shtetit më shumë se 100 mln euro? Flet Rama

Gjyqi ndaj Agon Channel i humb shtetit më shumë se 100 mln euro? Flet Rama

Dalin pamjet e rënda, shenjat në trupin e Dollapit pas dhunës nga policia

Dalin pamjet e rënda, shenjat në trupin e Dollapit pas dhunës nga policia

“Meta të dorëhiqet”, Kujtim Gjuzi ka një apel edhe për kryeministrin Rama

“Meta të dorëhiqet”, Kujtim Gjuzi ka një apel edhe për kryeministrin Rama







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com