Moderatorja e njohur e sportit, Ilda Bejleri, ka qenë në Greqi për gati 3 vjet, por është kthyer më pas bashkë me familjen.
Arsyeja e kthimit lidhet pikërisht me gjyshen e saj, e cila nuk duronte dot t’i kishte fëmijët larg. Ajo tha në emisionin e Rudina Magjistarit se nuk ka bërë asnjë vit shkolle në Greqi.
“S’kam bërë asnjë vit shkollë andej. Një nga arsyet që u rikthyem në Shqipëri, është nëna. Ishte ajo që thoshte fëmijët i dua këtu, ngaqë babi është fëmijë i vetëm”.
Bukuroshja e sportit tha pa ‘doreza’ se jetesa aty ishte e vështirë, për vetë faktin që të pranoje se ishte shqiptare.
“Greqia dhe italia kanë pasur emigrantët më të vështirë”, u shpreh moderatorja.