Politikë

Rama liron nga detyra dy prefektë, në garë për kryetar bashkie (Emrat)

               Publikuar në : 18:47 - 15/05/19 Enno

Dy prefektë janë liruar nga detyra, pasi do të kandidojnë për kryetarë bashkie.

Bëhet fjalë për prefektin e Elbasanit, Gledian Llatja dhe atë të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Mësohet se Llatja do të kandidojë nën siglën e PS-së për Bashkinë e Elbasanit, ndërsa Pjetri do të garojë për Bashkinë e Shkodrës.

Lirimi nga detyra është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Sakaq, në vend të Valdrin Pjetrit është emëruar Çesk Millja.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT