Të Gjitha

Zyrtare/ Protesta e 6-të kombëtare e opozitës në 25 maj

               Publikuar në : 18:47 - 15/05/19 M. S

Tashmë është zyrtare, ku opozita do të organizojë protestën e radhës në datën 25 maj. Ndonëse flitet për dialog mes qeverisë dhe opozitës, duket se kjo e fundit nuk ka hequr dorë nga protestat.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha në një prononcim për mediat se Rama ka blerë zgjedhjet bashkë me krimin.

Pas mbledhjes së forumeve të PD, është caktuar që protesta të zhvillohet rreth orës 19:00 të së shtunës.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar, kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit të shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore, ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama”, tha Basha pas mbledhjes së Kryesisë.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT