Ka mbërritur në atdhe trupi i major Klodian Tanushi, Dëshmor i Atdheut, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Arkëmorti i mbuluar me flamurin e kuq, mbahet nga kolegët e tij, ndërsa u përcoll më herët me nderimet më të larta në Letoni.
Në Aeroportin e Rinasit trupi i majorit është pritur nga prindërit, bashkëshortja, djali, kolegë, ministrja Xhaçka dhe shefi i Shtabit të FA.
Tanushi ndodhej prej ditësh në spital, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë pas incidentit të shpërthimit të minës, gjë që shkaktoi edhe vdekjen e efektives Hasanaj.
Homazhet për Tanushin do të mbahen nesër në Muzeun Kombëtar.