Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dajën e kishte ballist dhe ia vranë komunistët, Enveri: Nexhmija një herë ka qenë fashiste

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga Kastriot Dervishi/ Nuk mund të ishte jashtë gjoja debatit për luftën shefja e agjitacionit komunist, udhëheqësja morale e shpirtërore e çdo kalbësire komuniste, Nexhmije Hoxha. Në llogoren e kuqe, ajo nxori kryet duke dhënë alarmin se po ngjallej “neofashizmi”. Pavarësisht se fashizmi ka ngordhur në Itali, andej ku lindi dhe ku shoqja Nexhmije si fashisto-komuniste ka dhënë kontributin e vet, ajo kërkon “ta mbajë gjallë” vetëm në Shqipëri.

Sipas gjuhës tejet demode të komunistëve, “neofashizëm” sot quhet çdo kundërshti komuniste, apo veçanërisht ai i evidentimit të krimeve të komunizmit. Nëse fashizmi qëndroi në Shqipëri për 4 vjet, në vitet 1939-1943, komunizmi i burrit të Nexhmijes qeverisi për 46 vjet. Nuk la familja shqiptari pa trazuar, pa i vjedhur pasurinë, pronën, lirinë, etj. Nuk la brez pa trazuar. Me triska e me gjak e nisën dhe me triska e me gjak e bitisën.

Fletëanketa e neofashistes Nexhmije Xhuglini në vitin 1941 dhe faksimile e fjalës së E.Hoxhës në vitin 1952

Nuk ka të krahasuar për nga gjenocidi me asnjë rend e pushtues tjetër që ka parë toka shqiptare. Nëse fashizmi i luftës do krahasohej me komunizmin e pasluftës, fashizmi do të dukej tejet human. Fashizmi nuk të përndiqte politikisht në bazë familje, nuk të merrte pronën dhe të jepte mundësinë të udhëtoje lirisht. Komunisti i burrit të Nexhmijes, të vriste, të internonte familjen, të përndiqte brez pas brezi, të mohonte shkollën, punën, banesën, pronën, lirinë e lëvizjes, etj. Pra shiheni cili ishte fashizmi i vërtetë i Shqipërisë.

Nexhmije Hoxha në fakt ka bërë pjesë në “forumin rinor fashist” (GLA). E ka pranuar vetë dhe bashkëshorti i saj. Jo vetëm në dokumentet që mbante partia për të, por edhe në diskutimet me rastin e kongresit të dytë, këto fakte vërtetohen kollaj fare. Tani për çfarë neofashistësh flet fashisto-komunistja Nexhmije Hoxha? Për çfarë ballistësh flet ekipi i saj, kur kjo edhe dajën e ka pasur ballist dhe ia kanë vrarë komunistët? E bukura është se si Enveri, si Nexhmija thonë se vetëm “një herë ka qenë fashiste” e përmendura. Po pse sa herë duhej të ishte kjo?

Deklarimi i Enver Hoxhës

Më 3 prill 1952 kur diskutoheshin kandidaturat në Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Në këtë fjalë, Enver Hoxha thotë:

“Biografinë, shoqja Nexhmije e ka të mirë, vetëm një herë ka qenë në GLA. Rrjedh nga shtresë nëpunësi të ulët. Që kur ishte e re ka punuar kundra italianëve dhe bënte pjesë në grupin komunist të Shkodrës. Vazhdimisht ka punuar me rininë dhe gjatë kohës që është hedhur në ilegalitet ka punuar edhe në forume. Çështjet i kupton mirë, vetëm se duhet të bëjë më shumë përpjekje për ngritjen e saj dhe të punojë me më shumë vullnet se shumë herë i heq zvarrë çështjet. Asaj i duhet gjithashtu të përmirësojë edhe metodën e punës pse merret me shumë gjëra të vogla.

Gabime në vijë nuk bën pse është edhe vigjilente. Një e metë e saj është se pak i ka ndihmuar vartësit e saj dhe shumë pak ka shkuar në terren. Ajo duhet të bëjë më shumë përpjekje për lartësimin e saj pse është në sektorin e agjitpropit dhe megjithatë dhe megjithatë nuk hap shumë libra me dorë dhe gjithnjë e sheh me shkresa. Kështu sigurisht që nuk mund të kalohet me njerëzit e agjitpropit. Këto të meta, ajo i ka, po ne mendojmë se i ka garancitë për të qenë në listë”.

Tags: ‘Ballist’DajënenveriFashisteherëkishteKomunistëtNexhmijaqenë

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Zëvendësojnë deputetët në garë për bashkitë, kush hyn në parlament. Mes tyre, Eljo Hysko

Përplasja live/ Nëna: Tako vajzën! Babai: Duhet të pyes familjen

Lëndë narkotike mes patateve të ngrira, pranga dy trafikantëve shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com