Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Shifra alarmante, doktorantët e papunë në Shqipëri

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shifra alarmante, doktorantët e papunë në Shqipëri

Zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, të tillë si fasoni, call center, turizmi etj, po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punësimin e të mirëarsimuarve në vendin tonë.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe përsonat me PHD zunë 0.2 për qind të totalit të të papunëve. Ndërsa për personat me arsim të lartë, pati rritje të shkallës së papunësisë me 0,3 pikë përqindje. Personat me universitet zunë 22.5 për qind te të papunëve ne vend ose mbi 38 mijë persona gjithsej.

Nivelin më të ulët të të papunëve ndër kategoritë e arsimit e kanë atë me nivelin e mesëm profesional. Kjo kategori zë vetëm 10 për qind të totalit të papunëve. Megjithëse të arsimuarit e nivelit 8-9 vjeçar kanë bërë hapa para në tregun e punës në vitin 2018 , kjo kategori sërish përbën armatën më të madhe te të papunëve ne vend. Ata zunë 34.5 për qind të totalit të papunëve në vitin 2018.

Më pas peshën më të lartë në papunësi sipas nivelit e arsimor e kanë ata që kanë mbaruar gjimnazin me 32 për qind të totalit. Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës. Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmante drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Më 2018 krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 2,6 pikë përqindje. Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8/9 vjeçar me 2,4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të mesëm me 1,2 pikë përqindje/Monitor

Tags: alarmantedoktorantëtpapuneshifrashqiperi

TË LIDHURA

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë
Aktualitet

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat
Politikë

Opozita në Gjermani: Shqipëria të tregojë seriozitet në reformat

19:54 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!
Politikë

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Next Post
Mediat serbe me tone të ashpra: Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë

Mediat serbe me tone të ashpra: Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë

Tragjike/ Ylli i “Wrestling” ndërron jetë gjatë ndeshjes në ring (VIDEO)

Tragjike/ Ylli i “Wrestling” ndërron jetë gjatë ndeshjes në ring (VIDEO)

“21 janari”, ish-kreu i shtetit rrëfen takimin me Bashën: Për çfarë ishte i shqetësuar

“21 janari”, ish-kreu i shtetit rrëfen takimin me Bashën: Për çfarë ishte i shqetësuar







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi
Bota

Rritja e çmimeve të naftës është jashtë kontrollit, Brent ka tejkaluar 110 dollarë për fuçi

by mirseda
08:54 | 19/03/2026
0

Çmimet globale të naftës po vijojnë rritjen e fortë, ndërsa përshkallëzimi i konfliktit në Lindja e Mesme...

Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

Samiti arab, apel i përbashkët drejtuar Iranit për të ndaluar sulmet

08:53 | 19/03/2026
Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

Influencerja 32-vjeçare vritet në Austri, ish-partneri fsheh trupin në valixhe

22:48 | 18/03/2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

22:48 | 18/03/2026
“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

“Kemi të drejtë të mbrohemi”/ Katari dëbon ambasadorin iranian pas sulmit me raketa

22:40 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com