Sot pasdite (e premte dt.10) priten reshje të dobëta në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate dhe me rrufe me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) në Veri-Lindje.
Nesër (e shtunë dt.11) nuk priten reshje.
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 21 °C
në vendet e ulëta: 8 / 23 °C
në vendet malore: 4 / 20 °C