Opozita e bashkuar ka nisur në orën 18:00 protestën simbolike të bllokimit të akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë. Nga qyteti i Elbasanit, kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe ish-deputetët e opozitës kanë nisur marshimin për të bllokuar rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Basha ka theksuar se beteja e nisur nuk ka kthim prapa.
“Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqiperiaSiEuropa”, shkruan Basha në faqen e tij të Facebook.
Ndërkohë që turma kishte bllokuar rrugën në drejtim të tyre ka mbërritur një ambulancë me drejtim Tiranën.
Protestuesit e opozitës e kanë cilësuar fillimisht si provokim, por ata i kanë hapur rrugën automjetit i cili kishte ndezur sinjalet e një urgjence mjekësore.