Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Teatri Kombëtar pa emër/ Pesha: Siç hoqën gërmat, do i vënë edhe zjarrin

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Teatri Kombëtar pa emër/ Pesha: Siç hoqën gërmat, do i vënë edhe zjarrin

Nga Anxhela Ferra

Artistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar janë ngritur sërish, kësaj radhe pas heqjes së gërmave në pjesën ballore të godinës. Ata u shprehën se gjithçka ndodhi në darkë dhe ende nuk dihet se cilët janë përgjegjësit. Për këtë arsye ata bënë sot një padi penale në prokurorinë e Tiranës.

Prej më shumë se 1 viti bashkë me artistët që kërkojnë ruajtjen e Teatrit janë edhe njerëz të shoqërisë civile. Aktivisti Besjan Pesha në një intervistë për Tirana Today akuzon Bashkinë e Tiranës si përgjegjëse, duke shtuar se institucionet qeverisëse në këto momente nuk kanë asnjë të drejtë ligjore të vazhdojnë me shembjen. Por, sipas tij nëse vazhdohet me këto veprime, Bashkia apo Qeveria do të përballen me zemëratën e njerëzve.

“Heqja e gërmave është diçka perverse. Sepse të shkosh e të grabisësh gërmat natën tek Teatri Kombëtar tregon që ke një problem të madh me veten dhe me godinën. Ne dje kemi analizuar edhe mes miqsh, nëse kanë ndonjë vlerë në treg ato gërma. Dhe në fakt na rezulton që ato nuk kanë asnjë lloj vlere. Dhe dikush nuk do të rrezikonte të shkonte të vidhte ato gërma, veçanërisht përballë Ministrisë së Brendshme.

Ndaj mbetet varianti tjetër që Bashkia e Tiranës ka shkuar aty natën dhe i ka hequr. Nëse e ka bërë këtë gjë për të provokuar dhe parë nëse reagimi vazhdon të jetë i njëjtë. Apo i kanë hequr sepse duan të japin një sinjal që edhe pse janë djegur gjitha fatet ata janë të vendosur për të shembur teatrin, ne nuk e dimë.

Por, ajo që dimë është që dje është shkelur ligji. Ndërkohë nga pikëpamja ligjore qeveria dhe Bashkia nuk e shembin dot teatrin. Tani a mund të bjerë një “zjarr” aksidentalisht, edhe mundet. Siç shkuan natën që hoqën gërmat, lehtë mund t’i vënë e zjarrin.”

Gjatë fillimit të protestave nga artistët, ishte shumë i lartë numri i këtyre të fundit që e kundërshtonin shembjen e teatrit. Por, më pas qëndrimi i tyre ndryshoi. Këtë gjë Pesha ia atribuon kryetarit të Bashkisë, i cili sipas tij pjesën më të madhe të artistëve i ka shantazhuar. Por, përsëri ai shton se edhe ata që nuk flasin më në publik kundër shembjes, në të vërtetë e kundërshtojnë prishjen e godinës.

“Forma e propagandës që ka zgjedhur qeveria në përgjithësi është që ata të cilët janë pro çdo lloj argumenti që jep qeveria janë njerëz të mirë. Dhe gjithë ata që kanë mendim ndryshe janë ca njerëz imoralë e të pacipë. Edhe ajo që bënë me artistët ishte e neveritshme, sepse u futën e i morën një nga një. Disa u kërcënuan, disa u blenë, ca u shantazhuan.

Unë kam pasur kontakte edhe me ata artistë të cilët u duk se dolën pro shembjes së teatrit. Por, ata nuk ndryshuan mendim nga fillimi, thjesht kanë ndryshuar qëndrim. Dhe shumica e kanë bërë këtë nga halli e jo nga qejfi. Pasi statusi i një artisti këtu në Shqipëri është shumë i dobët dhe ata nuk janë dot plotësisht të lirë.”

Pesha bën përgjegjës kryetarin Veliaj si shkaktarin për shtimin pa kriter të ndërtimeve, duke thënë se kështu e ka kthyer në një qytet pa oksigjen.

“Ka filluar një sulm, një agresivitet ndaj gjithë zonës historike të Tiranës, duke e zhvlerësuar. Duke iu thënë qytetarëve që këto janë thjeshtë ca objekte, pa asnjë vlerë e rrënoja të vjetra dhe shihni sa të bukura do i bëjmë ne kullat tona. Kjo mania për të ndërtuar vetëm në qendër është e tmerrshme. Po të shihni qendra është bërë e pajetueshme. Nuk ke ku parkon, nuk ka vende nëpër shkolla a çerdhe, ajri është super i ndotur.

Nëse zhvillimi i Tiranës, apo qoftë edhe për teatrin do të zgjidhej me një referendum, ku të pyeteshin qytetarët, do të ishte gjithçka demokratike. Jo, kështu ku vendosin vetëm disa njerëz. Tirana sot është e mbi-ndërtuar, Veliaj ka dhënë më shumë leje ndërtimi se çdo kryetar tjetër në katër vite me mbi 800 leje. Nuk është më një qytet që ka më shumë oksigjen, por ka më pak. Dhe kjo rëndon mbi supet e Erion Veliajt.”/ TIRANA TODAY

Tags: aktivistiAleanca për Mbrojtjen e Teatrit KombëtarBesjan PeshaErion Veliajnhiqen gërmatpadishembja e teatritTeatri Kombetar

TË LIDHURA

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

12:15 | 04/12/2025
Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja
Aktualitet

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha
Politikë

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
Next Post
Spanja shkon në zgjedhje shumë e përҫarë

Spanja shkon në zgjedhje shumë e përҫarë

Ukrainë/Shpërthim metani në minierë, 4 të vdekur

Ukrainë/Shpërthim metani në minierë, 4 të vdekur

“Djali ka filluar të kërkojë babain”/Gazetarja shqiptare flet për të qenit një mama single

"Djali ka filluar të kërkojë babain"/Gazetarja shqiptare flet për të qenit një mama single







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

“Dua fëmijë me kontratë me të”/ Arbër Çepani i përgjigjet deklaratës së bujshme të Lei Krajës

15:17 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.
Aktualitet

Ishte dhe Çela”/ Dëshmia e kambistit që grabiti Dumani: Më dhunuan dhe më vodhën 120 mln lekë.

by mirseda
12:15 | 04/12/2025
0

Zbardhet dëshmia e Xhemal Licit, kambisti që ra pre e grabitjes nga Nuredin Dumani, sot i penduar...

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

Vlorë/ U rrëzua dhe përplasi kokën me bordurat e bulevardit, humb jetën 50-vjeçarja

12:04 | 04/12/2025
“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

“A e patë si doli dje Karçanaj nga SPAK ?”/ Berisha

12:00 | 04/12/2025
“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend

11:58 | 04/12/2025
Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

Vrasja në Elbasan/ Prokuroria kërkon masa sigurie për të arrestuarit, nesër “blindohet” gjykata

11:55 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com