Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas arrestimit të Ragip Hajdinit, i njohur me nofkën “Daja”, i cili akuzohet për grabitjen e miliona eurove në aeroportin “Nënë Tereza”.
Përmes një postimi në ‘Twitter’, Lleshaj shkruan se i gjashti i bandës së grabitësve “u mbyll prapa hekurave”, ndërsa thekson se shtrëngimet do të vazhdojnë.
“I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit”, shkruan Lleshaj.