Kryedemokrati Basha, në një lidhje telefonike për emisionin “Të pa ekspozuarit”, tha se opozita nuk kërkon pushtet, por për të dalë nga ky kolaps që ka kapluar vendin.
Ai tha prerazi se protestat bëhen për zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa vuri në dukje se në raport me vendet e BE-së, jemi në nivele alarmante sa i takon krimit.
Kreu i PD-së solli edhe një herë në fokus, atë që ka trumbetuar muajt e fundit, për zgjedhjet e lira e demokratike. Po kështu, ai u shpreh se PD ka një vizion, një plan për vendin.