Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Si u falsifikua dhe u mor prona shtetërore te Spitali i Traumës (Video)

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka investiguar se si një sipërfaqe shtetërore toke prej 174 mijë metra katrorë e Spitalit të Traumës, u mor nga privati. Indicia u mor nga një qytetar anonim, i cili ka qenë pjesë e administratës, dhe denoncoi pranë emisionit falsifikimin e një vendimi të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për t’i marrë pronën shtetërore Spitalit të Traumës.

Denoncuesi: “Unë jam një ish-punonjës i administratës publike. Kam ardhur tek emisioni juaj për të denoncuar një rast të vjedhjes së pronës shtetërore. Në vitin 2000, me vendim nr.232, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave disa trashëgimtarëve iu dha pronën që ju takonte që i kishin dhe sipas ligjit objektet që ishin tokën e tyre iu dha e drejta që me t’u privatizuar, këta do ishin të parët që do ta blinin konform çmimeve ekzistuese. Marr vesh më vonë që po ky vendim e ka ndryshuar një pjesë të vendimit duke hequr paragrafin e të së drejtës së privatizimit duke e kaluar komplet në pronësinë e tyre. Bëhet fjalë për qytetin e Tiranës tek Spitali Ushtarak, dhe një pjesë e kësaj prone është e spitalit edhe e kaluar në emër të tyre, në një kohë që vendimi origjinal e ka pasur që me rastin e privatizimit këta do jenë të parët që do ta blejnë”.

Sipas vendimit të AKKP (tashmë quhet ATP), iu kthye sipas ligjeve prona trashëgimtarëve Pazari. Një pjesë e kësaj prone ishte edhe tek Spitali Ushtarak, por në vendim theksohej qartë se kur spitali të privatizohej, trashëgimtarëve Pazari do t’u lindte e drejta e parablerjes. Nga viti 2000 e deri në vitin 2007, vendimi me 4 faqe i AKKP u regjistrua në Hipotekë me shënimin, “kur spitali të privatizohet”. Falsifikimi ndodh në vitin 2007. Faqja 3 e këtij vendimi falsifikohet dhe regjistrohet e gjithë prona shtetërore në emër të privatit.

Ish-magazina, ish-Reparti i Infektivit dhe prona të tjera që ndodheshin brenda sipërfaqes prej 174 metër katrorë të Spitalit të Traumës, tashmë i ka marrë privati dhe aty është ndërtuar parking privat dhe godina të tjera.

Ky skandal përfshin zyrtarë të Hipotekës së Tiranës, të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (që aktualisht emërohet Agjencia e Trajtimit të Pronave), Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Spitalit Ushtarak dhe Avokaturës së Shtetit. Në të gjitha gjyqet që janë bërë për tjetërsimin e kësaj prone, asnjë përfaqësues nga Spitali i Traumës nuk është paraqitur në seancë, çka do të thotë se bie teza që nuk kanë qenë në dijen.

Por nuk përfundon me kaq. Prona prej 174 mijë metër katrorë tek Spitali i Traumës që është marrë nga trashëgimtarët Pazari, është shkëmbyer me një pronë vetëm 600 metra katrorë me qytetarin Dirtan Llanaj! Për rrjedhojë, ky i fundit rezulton pronar i truallit 174 mijë metër katrorë tek Spitali i Traumës. /tvklan.al

 

Tags: "STOP"Spitali i TraumesTv Klan

TË LIDHURA

Shqipëria

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

16:43 | 09/06/2026
Aktualitet

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026
Next Post

Basha: Opozita ka gati platformën për krijimin e qeverisë tranzitore

Salianji: Rama nuk i hap rrugën Shqipërisë drejt BE, çfarë kërkojnë shqiptarët

"Nuk do që të ketë një tjetër mes tij dhe..."/ Patozi: Ja problemi i Ramës







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Shqipëria

Presidenti Ademi udhëton në SHBA dhe Meksikë për aktivitetet e FIFA-s në Botërorin 2026

by mirseda
16:43 | 09/06/2026
0

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, është nisur drejt Mexico City, qytetit ku dhjetë vjet më parë, në...

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e tenderit 28 mln euro të uniformave të Policisë

16:28 | 09/06/2026

Rama: Kur Kushner erdhi, nuk dihej nëse Trump do shkonte në burg apo në Shtëpinë e Bardhë

16:09 | 09/06/2026

Rama-gazetares rumune: Gënjeshtrat të kanë bllokuar trurin!

16:04 | 09/06/2026

Rama për Zvërnecin: Kërkova dialog, por u refuzua

15:32 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com