Sot, Partia Demokratike do të protestojë në 5 qarqe të vendit (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe Lezhë), duke bllokuar kështu qarkullimin rrugor.
Mësohet se 1 mijë simpantizantë të PD-së janë nisur nga Dibra drejt autostradës së Milotit, aty ku edhe do të përqendrohet protesta për zonën e Veriut.
Ata po udhëtojnë me makina personale, por edhe me autobusë, ndërsa në krye të protestës së tyre qëndron ish-deputeti i PD-së, Xhemal Gjunkshi.
Kujtojmë se më herët, Gazment Bardhi deklaroi se sot do bllokohen rrugët, ndërsa nesër do bllokohen zgjedhjet.