Gjyshja e Bes Kallakut, Ija festoi ditën e djeshme ditëlindjen e saj.
Familjarët dhe njerëzit e saj të dashur e kanë surprizuar me një festë të madhe për 80-vjetorin e saj.
Ka qenë vetë Besi ai që ka publikuar një video, në të cilën shfaqet Xhensila duke kërcyer e kënduar me gjyshen e tij.
Siç duket edhe nga pamjet, në sfond shfaqet një mur plot trëndafila ku shkruhet mosha e Ijes, e cila duket tejet në formë edhe pse 80 vjeçe.