Dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni janë ekstraduar drejt SHBA-së.
Dy të ekstraduarit janë shtetasit me iniciale: V.D., 30 vjeç, lindur në SHBA DHE A.I., 30 vjeç, po ashtu dhe ky lindur në SHBA. Ata u vunë në pranga teksa kishin tentuar të largoheshin drejt Kosovës nga pika e kalimit kufitarë Morinë.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.
Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Ëashingtonin/SHBA.