Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“Familjet e shqiptarëve të ISIS në Siri, rruga e gjatë për në shtëpi”

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Familjet e shqiptarëve të ISIS në Siri, rruga e gjatë për në shtëpi”

Të paktën 85 fëmijë që kanë lindur në Siri nga gra me shtetësi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndodhen në një kamp të drejtuar nga Kurdët. Kështu e nis “Balkan Insight” artikullin me titull “Familjet e luftëtarëve shqiptarë të ISIS përballen me rrugën e gjatë të kthimit në shtëpi”, referuar një investigimi të BIRN.

Lavdrim Muhaxheri, një luftëtar i njohur i Shtetit Islamik nga Kosova i cili e deklaroi veten si komandant i shqiptarëve që luftonin për grupin militant në Siri dhe Irak, u shpall i vdekur në 2017-ën.

Dy vjet më vonë, fëmijët e tij në Siri fryt i marrëdhënies me një grua shqiptare nga Tirana po jetojnë në një kamp të drejtuar nga kurdët, sipas gjetjeve të një hetimi të BIRN.

Të dy fëmijët janë në mesin e të paktën 85 fëmijëve në kampin ‘Al Hol’ të grave me etni nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Të paktën 27 kanë lindur në Siri, ndërsa shumë prej tyre e kanë humbur një prej prindërve. Tre fëmijë të lindur nga një grua kosovare raportohet se kanë vdekur bashkë me nënën e tyre, ndërsa katër gra kosovare kanë vdekur, sipas listave të siguruara nga BIRN.

Aktualisht, një grup prej 108 gra dhe fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut duan të kthehen në Ballkan dhe të largohen nga kampi ‘Al Hol’.

“Rruga e shtëpisë për këto gra dhe fëmijë duket më e ndërlikuar nga sa mund të imagjinohet. Autoritetet në të tre vendet e Ballkanit janë ngurrues për t’i parë ata të kthehen dhe deri tani nuk kanë një plan se si mund të riatdhesohen.” -thuhet në artikull.
Kampi ‘Al Hol’ është ngritur në disa tenda në provincën siriane të El-Hasakah. Sipas Kombeve të Bashkuara, aktualisht në të janë rreth 73,000 njerëz.

Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, rreth 65 për qind e njerëzve në kamp janë fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe rreth 27% janë gra. Refugjatët e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët irakianë përbëjnë shumicën, por rreth 15 % janë të ashtuquajturat shtetas të vendeve të treta.

Shumë nga gratë shqiptare dhe fëmijët e tyre janë të dëshpëruar dhe kërkojnë të kthehen shtëpi.

“Ata na kanë nën mbikëqyrje dhe jemi të rrethuar nga tela dhe ushtarë”, dëgjohet një fëmijë duke i treguar një të afërmi në Shqipëri, në një regjistrim audio të siguruar nga BIRN. “Nuk mund të flas shpesh, por ju lutemi flisni me shtetin tonë që të vijnë dhe të na marrin.”

Elodie Schindler, zëdhënëse për Evropën dhe Azinë Qendrore në Komitetin dërkombëtar të Kryqit të Kuq, tha se gratë dhe fëmijët në kampe kërkonin mbrojtje të veçantë.

Shindler tha se shumë fëmijë ishin pa shtetësi zyrtare, nuk kishin qasje në shkollim dhe ishin të riskuar nga abuzimet dhe sëmundjet.

“Këta fëmijë janë viktima që nuk duhet të ndëshkohen për mëkatet e prindërve të tyre … Shumë prej tyre nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Ata duhet të trajtohen më mirë. ” tha Schindler për BIRN.

BIRN i kërkoi ministrive të brendshme të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nëse ata kishin identifikuar dhe kontaktuar qytetarët e tyre në kampe.

Ministria shqiptare nuk u përgjigj. Kosova nuk pranoi të komentojë, ndërsa ministria e brendshme e Maqedonisë Veriore tha se kishte identifikuar katër gra maqedonase dhe shtatë fëmijët e tyre. “Ata kanë vendosur kontakte me qëllim të marrjes së dokumenteve dhe lehtësimin e transportit nga Siria në Maqedoninë Veriore,” tha një zëdhënës në ministrinë.

Në kampin Al Hol, janë gjithsej 108 persona nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sipas investigimit, Shqipëria numëron 52 persona në total, nga të cilët 41 fëmijë, 13 prej tyre të lindur në Siri, dhe 11 gra.

Nga Kosova në këtë kamp janë 48 persona, nga të cilët 38 fëmijë dhe 10 gra, 14 prej fëmijëve kanë lindur në Siri, ndërsa Maqedonia e Veriut numëron 8 persona gjithsej, nga të cilët 6 fëmijë dhe dy gra.

Tags: familjetgjatëISISrrugashqiptarëveshtepisiri

TË LIDHURA

Dashnor Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet
Aktualitet

Dashnor Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet

20:32 | 27/06/2025
Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm
Aktualitet

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

18:51 | 27/06/2025
Përplasen 3 fëmijë me monopatinë, eksperti: Jo mbi 25 km/h
Aktualitet

Përplasen 3 fëmijë me monopatinë, eksperti: Jo mbi 25 km/h

18:18 | 27/06/2025
Next Post
“S’ka pazar me Ramën”, kujt i trembet Lulzim Basha?

Opozita organizon protestën e 4 kombëtare, zbulohet data

Mashtruan një shtetase për dhënie leje legalizimi, pranga dy mashtruesve

Mashtruan një shtetase për dhënie leje legalizimi, pranga dy mashtruesve

Mos e thërrisni më Rudina e Azemit

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Dashnor Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet
Aktualitet

Dashnor Sula: Rinumërimi nxori të vërtetën, PD-së nuk i janë vjedhur zgjedhjet

by mirseda
20:32 | 27/06/2025
0

Pas nëntë ditësh rinumërim të 1207 kutive të votimit në qarkun e Tiranës, procesi u mbyll pa...

Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug

Koçiu: Ekipet shëndetësore në gatishmëri të pushuesve në plazhet nga veriu, në jug

20:30 | 27/06/2025
Trump: E dija saktësisht se ku ndodhej, e shpëtova Khamenein nga një vdekje e shëmtuar

Trump: E dija saktësisht se ku ndodhej, e shpëtova Khamenein nga një vdekje e shëmtuar

20:26 | 27/06/2025
“Pas dates 8 Korrik do…”, Lajda jep lajmin e madh, ja sa do shkojnë temperaturat në Korrik

“Pas dates 8 Korrik do…”, Lajda jep lajmin e madh, ja sa do shkojnë temperaturat në Korrik

20:22 | 27/06/2025
Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”

Trump: “Serbia dhe Kosova gati të përplaseshin në një luftë të madhe”

19:19 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com