Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka deklaruar se është në pritje të çeljes së negociatave me Shqipërinë në qershor.
Gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, thotë se Ballkani është në Evropë, të paktën nëse sheh hartën.
“Kur të shikoni në hartën e Evropës, shihni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën”, tha Federica Mogherini.
Sa i përket marrëveshjes së arritur midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e emrit, Mogherini tha se pret që Shkupi dhe Shqipëria të nisin në qershor procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.