Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Mjeku jep ‘përgjigjet e shekullit’: Nga qelizat kancerogjene te leucemia kurohen

6 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Mjeku jep ‘përgjigjet e shekullit’: Nga qelizat kancerogjene te leucemia kurohen

Nga Anxhela Ferra

Në ditët e sotme të gjithë kërkojnë produkte bio, të lodhur nga ushqimet e deri tek ilaçet me kimikate, njerëzit po i drejtohen sërish natyrës. Shqipëria është një vend i bekuar për bimët mjekësore, duke qenë një nga eksportueset kryesore në botë. Një ndër to është edhe sherebela autoktone ‘albanian sage’, e cila mbulon 70% të tregut amerikan.

Por, përsëri në disa raste, këto bimë prodhuese dëmtohen nga banorët e zonave, të cilët nuk e dinë sesi mund të vilen. Për këtë arsye mjeku alternativ Hysni Dankshi në një intervistë për Tirana Today thekson nevojën e krijimit të një fabrike prodhimi.

Pasi në Shqipëri tashmë ekzistojnë vetëm disa farmaci të cilat i tregtojnë barnat bimore, pjesa më e madhe të importuara nga shtete të tjera. Edhe pse këto të fundit lëndën e parë kryesisht e marrin në vendin tonë.

“Si gjithë vendet e tjera duhet të kemi dhe në një fabrikë të prodhimit të ilaçeve bimore. Derisa ne kemi bimët pse t’i çojmë në Amerikë dhe Kanada?! Jemi shteti më i pasur me bimë mjekësore, por njerëzit nuk kujdesen sepse ende nuk e kanë krijuar atë konceptin që bima është ajo e cila shëron sëmundje.

Edhe qeveria e di që ne kemi një vend të pasur me bimë medicinale, por mbase ato nuk kanë interesin e madh si për ilaçet sintetike. Ne i shkelim me këmbë, pa e ditur që ajo është një bimë e cila shëron sëmundje, ftohje, gëlbazë, temperaturë.

Disa nga ato trajtime zgjasin më shumë e të tjera më pak. P.sh., po të jesh me gjëndrat tiroide, me mungesë apo tepricë jodi duhet të marrësh mjekim 6-8 muaj. Por, jo mjekim të përjetshëm siç është në krahun tjetër me medikamente sintetike.

Në shumë raste mjekësia alternative ka evituar dhe ndërhyrjet kirurgjikale, p.sh., për një gur të vogël a një gjëndër nuk ka nevojë të operohet. Mund të shkrihet shumë lehtë me këto barna mjekësore.”

Doktor Dankshi e lidh aftësinë e jashtëzakonshme të barnava bimore edhe në trajtimin e qelizave kancerogjene apo sëmundjeve të tjera të pashërueshme. Sipas tij mjafton të kapet në kohë.

“Të gjitha sëmundjet shërohen me bimë, pra çdo bimë shëron një sëmundje dhe çdo sëmundje shërohet nga një bimë. Deri te qelizat kancerogjene dhe sëmundjet e rënda të shekullit. Me këto medikamente nuk ngordhen qelizat e shëndosha, rrit imunitetin dhe rezistencën. Në anën tjetër përballon situatën dhe sëmundjen. Dhe pse një pacient mos ta provojë kur me ilaçe sintetike nuk po shohin rezultatet e duhura. Atëherë edhe kanceri, edhe leucemia, edhe sida kur kapen në fazën fillestare ato kurohen me ilaçe e çajrat bimorë që janë në natyrë.

Unë kam pasur shumë raste të tilla, që kur janë kapur në kohë janë shëruar. Unë nuk them që shëroj kancerin, sepse ajo gjithmonë varet se në çfarë faze vjen pacienti te mjeku. Sa më pak ilaçe kimikate dhe sa më shumë bimë natyre, sepse është njëjtë si me ushqimin që kërkojmë vetëm bio dhe më pak me hormone.”

Mjekësia popullore është e lashtë sa vetë njerëzimi dhe veçanërisht gjatë kohës kur ishte e vështirë të gjendeshin barna sintetike, njerëzit mbështeteshin tek natyra. Por, vitet e fundit në vendin tonë jo pak herë janë denoncuar raste të personave që vetëquhen mjekë popullorë dhe mashtrojnë njerëzit. Doktor Dankshi thotë për Tirana Today se njerëzit duhet të jenë më të kujdesshëm ku zgjedhin të shkojnë, pasi janë të shumtë “sharlatanët” që kërkojnë të abuzojnë.

“Njerëzit duhet ta besojnë mjekësinë alternative bimore, sepse në radhë të parë duhet të besojnë natyrën, bimësinë dhe të gjejnë njeriun e duhur.

Mjekësia popullore e hershme dhe ajo alternative ndryshojnë disi nga njëra-tjetra. Mjekësia popullore e hershme është vetëm me përgatitje bimësh dhe zierje çajrash bimore. Kurse mjekësia alternative ka qendra farmaceutike dhe fabrika bimore të prodhimeve të ilaçeve tërësisht natyrale. Mirëpo si në shumë fusha të tjera edhe këtu ka shumë njerëz të papërgjegjshëm, sharlatanë që abuzojnë me sëmundjen e dikujt. Por, vetëm me shëndetin që nuk duhet abuzuar.”/ TIRANA TODAY

Tags: barnat bimoreHysni Dankshikurojnëleucemiamedikamente sintetikemjeku alternativqelizat kancerogjenesemundjet

TË LIDHURA

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja si paraqitet situata në akset rrugore
Aktualitet

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja si paraqitet situata në akset rrugore

22:54 | 11/01/2025
Aksident në Berat: Me shpejtësi të lartë automjeti merr para mbajtëset metalike të rrugës dhe përplaset me shtyllën, shoferi braktis mjetin
Aktualitet

Aksident në Berat: Me shpejtësi të lartë automjeti merr para mbajtëset metalike të rrugës dhe përplaset me shtyllën, shoferi braktis mjetin

22:51 | 11/01/2025
Sulm me thikë në një berberane në Pogradec, i riu plagoset rëndë
Aktualitet

Sulm me thikë në një berberane në Pogradec, i riu plagoset rëndë

22:46 | 11/01/2025
Next Post
Grabitja në Rinas/ PD: Qeveria dhe Policia me vetëdije i hapin rrugë grabitjeve

Grabitja në Rinas/ PD: Qeveria dhe Policia me vetëdije i hapin rrugë grabitjeve

Grabitja në Rinas, Opozita: Milionat do të përdoren për fushatën elektorale

Grabitja në Rinas, Opozita: Milionat do të përdoren për fushatën elektorale

Krimi fiton betejën me shtetin/Lleshaj dhe Veliu zbarkojnë në Shkodër

Ministri i Brendshëm i përgjigjet PD-së: Sulmoni Policinë edhe kur përplasen me armë me...

JU REKOMANDOJMË

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

Aksident me vdekje në vend/ Shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me dy makina të tjera

21:19 | 08/01/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

Frika nga virusi HPMV, epidemiologu: E pamundur të mos ketë ardhur në Shqipëri, ja simptomat

17:25 | 08/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Janar 2025

22:45 | 06/01/2025




TË FUNDIT

G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh
Showbizz

G Bani lexon zarfin e zi, dënimi që i dha Vëllai i Madh

by mirseda
23:32 | 11/01/2025
0

Hapet zarfi i zi. Vëllai i Madh ka dënuar sjelljet e tepruara në mënyrë të përsëritur nga...

Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

Valbona, Laerti dhe G Bani në një “trekëndësh” dashurie? Çfarë po ndodh mes banorëve

23:05 | 11/01/2025
Maji do të jetë një muaj i vështirë për këtë shenjë horoskopi

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Janar 2025

22:59 | 11/01/2025
Valbona xheloze për raportin e Danjës me Laertin: Mua më the mos rri me të

Valbona xheloze për raportin e Danjës me Laertin: Mua më the mos rri me të

22:57 | 11/01/2025
Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja si paraqitet situata në akset rrugore

22:54 | 11/01/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com