E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Grabitja në Rinas, Opozita: Milionat do të përdoren për fushatën elektorale

Përfaqësues të opozitës kanë reaguar pas grabitjes që u shënua pasditen e sotme në Rinas.

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se bandat e partisë kanë grabitur për së dyti miliona euro në pistën e avionëve, ndërsa shton se paratë do të përdorën për fushatën elektorale.

“Hajdutët me automjetin me arkat e plaçkitura që përmbanin miliona euro u zhdukën në drejtim të paditur. Ndërkohë afër Fushe Krujës policia ekzekutoi besohet njërin nga banditët.

Paratë e grabitura, në traditën e njohur do t’i përdorim për fushatën elektorale të ardhshme.”, shkruan Berisha.

Ndërkohë, Edi Paloka e cilëson këtë ngjarje si “deja vu”, teksa thekson se nuk është rastësi që kjo grabitje ndodhi përpara zgjedhjeve.

Sakaq, Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka akuzuar Policinë e Shtetit, të cilët sipas tij “nuk kanë kohë të merren me sigurinë publike por dhunojnë gra, fëmijë dhe të moshuar te “Bulevardi i Ri”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...