Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Gruaja nuk e lë të shohë vajzën/Ish-bashkëshorti: Ishte xheloze, më akuzonte se i pëlqeja nënën

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gruaja nuk e lë të shohë vajzën/Ish-bashkëshorti: Ishte xheloze, më akuzonte se i pëlqeja nënën

Agron Naçi, prej tre vitesh nuk arrin dot të takojë vajzën e tij. Ish-bashkëshortja refuzon vendimin e gjykatës e cila pas divorcit i jep të drejtë babait të takojë vajzën e tij si dhe e detyron atë të paguajë pensionin ushqimor.

Ai eshte rrefyer sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24”. Edhe pse e ka paguar detyrimin e tij, Naçi tregon se ish-bashkëshortja refuzon takimin midis babait dhe vajzës. Madje ajo ka nisur një kalvar të gjatë gjyqesh në Greqi, ku ka ngritur pretendimin se nuk ka qënë e njoftuar nga gjykata shqiptare për divorcin.

Naçi nëpërmjet dokumenteve vërteton të kundërtën. Burri rrëfen se divorci erdhi për shkak të xhelozisë së gruas e cila sipas tij shpesh herë ka kaluar në posesivitet. Ndaj Naçi i ndodhur në të tilla rrethana u detyrua të kërkonte divorcin. Sot ai ende vuan xhelozinë e saj pasi edhe pse ata janë ndarë ish-bashkëshortja sërisht sipas tij shpreson se ata do të rikthehen bashkë. Në një situatë të tillë duket se kjo e fundit e përdor vajzën shpesh herë për të ndikuar tek ai. Babi sot ka ardhur në studio për t’i bërë apel ish bashkëshortes por edhe drejtësisë të lejojë këtë të fundit të ritakojë vazjën që ai e do kaq shumë.

Me zërin që i dridhet dhe me lot në sy, Agroni tregoi në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në “News 24” se ish-gruaja e ka gënjyer që në nisje të marrëdhënies së tyre.

“Gruaja më gënjeu. Kur bëmë dokumentet për celebrim ajo rezultonte e shkurorëzuar. Do jetë bërë ndonjë gabim në gjendjen civile më tha kur zbulova në dokumente që ka qënë e shkurorëzuar. Pak kohë më vonë mora një telefonatë nga një person që thoshte jam burri i saj dhe kam tre vite i lidhur me të, por ti kush je? Unë aty mbeta keq, por gruaja më tha që nuk e njihte fare atë person”,- thotë Agroni.

Ai tha më tej se me dokumente martesa ka zgjatur vetëm 1 vit.

“Kishim konflikte, ajo ishte shumë xheloze, unë nuk merrja dot frymë prej saj. Nuk mund të flisja me njërëz. Kur lindi vajza nuk më linte ta prekja me dorë, ta përkëdhelja. Më ka akuzuar sikur pëlqeja nënën e saj”,- thotë Agroni.

Agroni bëri publik edhe një mesazh audio ku gruaja dëgjohej të thoshte: “Turp, nuk do ta shikosh kurrë fëmijën. Ajo fëmijë do rritet nesër dhe do mësojë cfarë babai je ti, një tradhtar. Si guxon dhe i jep telefonin shoqes tënde të më përgjigjet mua”.

Pas këtij momenti në studio telefonoi ish-bashkëshortja, e cila pavarësisht ndarjes tha se e donte akoma.

“Nuk e kam ndaluar asnjëherë të takojë vajzën. Ai ka nxjerrë një vendim për ndarje në Shqipëri. Unë nuk e pranova për shkak se jetoj në Greqi. As gjykata këtu nuk e pranoi. Ai e ka bërë çdo gjë pa ditur unë. Unë kam hapur gjyq në Greqi. Vendimin e Greqisë ai nuk e zbaton, nuk më jep pensionin e fëmijës, as nuk e takon, unë nuk ia kam mohuar asnjëherë vajzën. Pavarësisht se kemi pasur problem, unë e kam dashur dhe vazhdoj ta dua”,- tha ish-gruaja.

Nga ana e tij Agroni tha se nuk mund të kthehet më me ish-gruan por do vetëm të takojë vajzën. /BW

 

Tags: femijagjyqigruajatradhti

TË LIDHURA

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Next Post
Njihuni me 10 vеndеt, që kanë normën më të lаrtë të dіvоrceve në botë

Njihuni me 10 vеndеt, që kanë normën më të lаrtë të dіvоrceve në botë

Tjetër ‘rrjedhje’ nga PD dhe LSI, dy kandidatët që pritet të marrin mandatin

Tjetër ‘rrjedhje’ nga PD dhe LSI, dy kandidatët që pritet të marrin mandatin

“Zuzarë, kazan, kadrinj”, Ylli Rakipi kundër padit Ramën për cënim imazhi

"Zuzarë, kazan, kadrinj", Ylli Rakipi kundër padit Ramën për cënim imazhi







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com