Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Traktori” Bernardo Provenzano, kush ishte bosi i fundit i madh i Cosa Nostras

6 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
“Traktori” Bernardo Provenzano, kush ishte bosi i fundit i madh i Cosa Nostras

Bernardo Provenzano, i njohur ndryshe si Binnu, Traktori ose Kontabilisti, ka qenë një ndër drejtuesit më të rëndësishëm të mafias italiane, Cosa Nostra. Lindi më 31 janar 1933 në Korleone të Siçilisë, në të njëjtën ditë që Adolf Hitleri u ngjit në pushtet në Gjermani.

Bernardo e kaloi rininë e tij të hershme, duke punuar në bujqësi së bashku me të atin dhe vëllezërit. I lodhur nga jeta e vështirë në një familje të madhe, ai nis të bëjë punë të vogla për kryetarin e familjes mafioze vendase të drejtuar nga mjeku Michele Navarra. Provenzano do të nisë të shquhet si një vrasës i pamëshirshëm, dhe këtu merr nofkën “Traktori”.

Së bashku me bashkëfshatarin e tij, Salvatore Riina, Binnu bëhet shumë shpejt një nga njerëzit më të besuar të bosit të ri, Luciano Liggio. Ky i fundit e përshkruante kështu Provenzanon: Bernardo ka trutë e një gomari, por shënjestrën e një përbindëshi. Por ish-bosi i Provenzanos, Navarra i frikësuar nga ngjitja në pushtet e Liggios, urdhëron njerëzit e tij të eliminojnë bosin e ri.

Në një atentat Liggio plagoset rëndë, por arrin të mbijetojë. Ai nuk vonon të kundërpërgjigjet. Bashkë me dy “gjeneralët” e tij më të pamëshirshëm Riina edhe Provenzano, futin në kurth Navarrën, që teksa ishte duke kthyer nga një takim me bosë të tjerë të mafies, bie në atentatin e tyre, dhe gjen vdekjen nën breshërinë e 112 plumbave. Edhe njerëzit e tij eliminohen njëri pas tjetrit.

Liggio bëhet bosi i madh i mafies siçiliane. Por në fund të viteve 1960, ai arrestohet nga policia në rrethana shumë të dyshimta. Dy miqtë e tij korleonezë Provenzano dhe Rinna, marrin drejtimin e familjes mafioze Korleone. Ata nisën të kishin fitime të mëdha nga trafiqet, por nuk kënaqeshin asnjëherë.

Në vitin 1981, Riina dhe Provenzano nisin një luftë të brendshme brenda mafies, duke eliminuar bosët rivalë të Palermos, dhe krijuan Komisionin, të përbërë vetëm nga bosët besnikë ndaj tyre. Shumë familje të penduarish u masakruan. Toto Riina, mendonte se edhe një fëmijë i vogël fare, kur të rritej do të ishte në gjendje të hakmerret për babain e vrarë, ndaj dhe ai duhej eliminuar.

Si pasojë e asaj fushate vrastare, në vitet 1980 u vranë 800 mafiozë edhe pjesëtarë të familjes së vrarë.

Ashtu si Riina edhe Provenzano, u arrestua për herë të fundit në vitet 1960, dhe prej atëherë ia doli që t’i fshihej forcave të rendit. Për këtë arsye, për mbi 43 vjet policia kishte vetëm një foto të vjetër të tij, duke e patur shumë të vështirë realizimin e kërkimeve për të.

Vetëm përmes ndihmës kompjuterike, policia italiane arriti të krijonte disa skica se si mund ishte transformuar në pleqëri Provenzano. Në fillim të viteve 1990, pas shpërthimit të skandalit Tangentopoli, dhe zbulimit të lidhjeve të një pjese të mirë të politikanëve të majtë dhe të djathtë me mafien, pati një presion në rritje për të arritur një lloj armëpushimi me Cosa Nostra-n.

Por Toto Riina, i tërbuar nga qindra arrestimet dhe dënimet e njerëzve të tij, donte hakmarrje, pikërisht ndaj prokuroreve më të vendosur kundër mafies, Xhovani Falkone dhe Paolo Borselino, të cilët u vranë brenda 2 muajsh në shpërthime të telekomanduara.

Për këto sulme, Riina u kundërshtua nga krahu i tij i djathtë, Provenzano, që mendonte se këto goditje kaq të rënda ndaj shtetit, do të shtonin presionin dhe goditjet ndaj organizatës.

Ky është momenti, ku supozohet se Provenzano ka hyrë në negociata me autoritetet shtetërore për të shitur bosin e bosëve.

Dhe në fakt, pa kaluar asnjë 1 vit nga sulmet që tmerruan Italinë, Salvatore Riina arrestohet në një nga rrugët e Palermos, në një operacion në të cilin morën pjesë 500 policë. Pas kapjes së Riinës, në krye të organizatës ngjitet Binnu. Strategjia ndryshoi:nga bombat te fshehja.

Njeriu më i padukshëm në botë, kërkonte një Cosa Nostra më të fshehur, më pak të dallueshme.

Provenzano uli numrin e vrasjeve dhe aksionet e bujshme, dhe e fokusoi mafien tek biznesi.

Bosi suprem i Cosa Nostra, u bë kësisoj jo vetëm krimineli që kishte 43 vjet që i shpëtonte drejtësisë, por edhe një legjendë e padukshme.

Familja kishte 40 vjet që nuk e takonte. Mënyra e vetme e komunikimit të tij me familjen edhe të besuarit, ishin letrat e koduara. Nuk përdorte telefonin, nuk i besonte teknologjisë, edhe vazhdoi të terrorizojë një komb të tërë. Karabinierët dështuar ta kapnin, pas arratisjeve të tij të pafundme. Arratia vihej shpeshherë në rrezik, por në një mënyrë a në tjetrën ai arrinte t’ia dilte.

Si në vitin 1990, kur një patrullë policie ndaloi në rrugë një makinë në provincën e Enas. Ai ishte brenda në makinë, por asnjë nuk e vuri re, siç kujton më vonë i penduari Angelo Siino. Edhe në vitin 2001, kur një skuadër policësh ishte në afërsi të shtëpisë në fshatin ku qëndronte, sërish nuk mundi ta kapë.

Më 2003-in, Bernardo Provenzano shkon në Francë. Duke u paraqitur si jë bukëpjekës, ai u shtrua në një klinikë në Marsejë, për një operacion kirurgjikal në prostatë. Disa mafiozë të Villabates, e ndihmuan duke i dhënë dokumente false për të udhëtuar, e për t’u shtruar në spital. Ky fakt u zbulua vetëm 2 vite pas përfundimit të hetimeve që e çuan në burg.

Duke ndjekur lidhjen e vetme me botën e jashtme, policët e Palermos nisën të shtrëngojnë kërkimet rreth bosit. Një hetim i gjatë mbi disa letra dhe disa pako që i drejtoheshin atij, i çoi në një vilë në rrethin Montagna dei Cavalli, në vendlindjen e tij. Pasi e ndoqi për 10 ditë, policia u hodh në sulm. Më 11 prill 2006, përfundoi arratia e Bennardo Provenzanos.

Ishte vetë ai që ua konfirmoi agjentëve identitetin, me shumë komplimente dhe shtrëngim duarsh me policët. Pas 43 vitesh, me identitete të ndryshme, bota njohu bosin e vërtetë të Cosa Nostra-s.

Streha e fundit e Provenzanos para se të arrestohej, nxori në dritë shumë aspekte të jetës së tij. Ai bënte një jetë shumë të thjeshtë, nuk e pëlqente luksin. Në dhomën e tij, kishte një krevat dhe një frigorifer të thjeshtë, një banjë, një sobë dhe një makinë shkrimi që përdorte për dërgimin e letrave. Ndërkohë kishte shumë kryqe, Bibla dhe imazhe shenjtorësh.

Streha e tij ishte plot me to. Dhe kjo tregonte një lidhje të çuditshme të bosit me fenë. Mes tyre u gjet edhe një bibël misterioze, me shënime dhe kode të shkruara nga vetë Provenzano. Shumë analistë u përpoqën ta deshifrojnë atë, por pa rezultat. Pas daljes në gjyq, Provenzano u dënua me 20 dënime të përjetshme për vrasje, grabitje dhe masakra të shumta.

Gjatë burgosjes, ai u transferua në disa burgje. U përpoq shpeshherë të vrasë veten përmes mbytjes me qese plastike, por në të gjitha tentativat u pengua në kohë nga gardianët e burgut. Vdes në vitin 2016 në një spital të Milanos, në moshën 83-vjeçare, pasi kishte vuajtur prej disa vitesh nga tumori në prostatë./ Përgatiti Tirana Today

Tags: “Cosa Nostra-s”Bernardo ProvenzanoBosii Funditi madhtraktori

TË LIDHURA

Pesë të arrestuar për vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre
Aktualitet

Aksident në Levan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni përfundon në kanalin anës rrugës

12:50 | 14/06/2025
Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë
Aktualitet

Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë

12:47 | 14/06/2025
Rrugë e re drejt Anglisë – shqiptarët përdorin jahte të vjedhura
Aktualitet

Rrugë e re drejt Anglisë – shqiptarët përdorin jahte të vjedhura

12:19 | 14/06/2025
Next Post
Zyrtari i SHBA-së: Opozita të futet në zgjedhje, s’jam këtu për të negociuar

Zyrtari i SHBA-së: Opozita të futet në zgjedhje, s’jam këtu për të negociuar

Champions/ Kërcënon Pochettino, Guardiola: Nuk i trembemi sfidave

Champions/ Kërcënon Pochettino, Guardiola: Nuk i trembemi sfidave

Zyrtari i lartë amerikan bën lëvizjen e radhës, ‘fundoset’ Basha e Kryemadhi

Zyrtari i lartë amerikan bën lëvizjen e radhës, ‘fundoset’ Basha e Kryemadhi

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Pesë të arrestuar për vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre
Aktualitet

Aksident në Levan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni përfundon në kanalin anës rrugës

by mirseda
12:50 | 14/06/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, ku...

Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë

Rreziku i murtajës/ Tentoi të fuste bagëti të imta në Kapshticë

12:47 | 14/06/2025
Rrugë e re drejt Anglisë – shqiptarët përdorin jahte të vjedhura

Rrugë e re drejt Anglisë – shqiptarët përdorin jahte të vjedhura

12:19 | 14/06/2025
Ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut në pranga, ja pse

Ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut në pranga, ja pse

12:14 | 14/06/2025
Pesë të arrestuar për vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre

Pesë të arrestuar për vjedhje, mashtrim dhe shpërdorim detyre

12:11 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com