E mërkurë, 16 Qershor, 2021
16.5 C
Tirana

Champions/ Kërcënon Pochettino, Guardiola: Nuk i trembemi sfidave

Sfidat në Champions League kanë shkaktuar tension edhe midis trajnerëve. Reagimi i ashpër ka ardhur nga Mauricio Pochettino, trajneri i Tottenham, i cili nuk ka ngurruar të “kërcënojë” Manchester City.

“Duhet të jemi të duruar, agresiv dhe të kemi një ritëm të lartë për të vendosur në vështirësi rivalët tanë. Për pjesën tjetër do të mendojë atmosfera në Tottenham Stadium”, shprehet Pochettino.

Këto skuadra kanë sfidën e parë të çerekfinales. Pochettino është i vetëdijshëm se përballë ka një ekip që do t’i sjellë vështirësi përgjatë 90-minutave. Diferenca prej 16-të pikësh e bën edhe më të tensionuar trajnerin.

“Do të jetë shumë e vështirë, Manchester City është një nga ekipet më të mira në Europë. Kemi pasur mundësinë për ta përgatitur si duhet këtë takim, për të diskutuar mbi situatat që mund të sjellë ndeshja. Mendoj se është një nga sfidat më të rëndësishme në karrierën time si trajner”, tha ndër të tjera Pochettino.

Edhe pse Manchester City është thuajse favorit në këtë transfertë, Guardiolës nuk i ka pëlqyer ta shohë në këtë mënyrë. I njohur për modestinë e tij, ai shprehet se gjithçka mund të ndodhë.

“Të 8 ekipet që janë në këtë fazë janë favorite për të fituar Champions League. Kjo skuadër, Manchester City, ka treguar se është e jashtëzakonshme, për më tepër e detyruar të luajë çdo 3 ditë, për këtë arsye vendosëm të qëndrojmë në Londër.”

“Tottenham nuk është vetëm Harry Kane”, vijon më tej Guardiola, “është një skuadër e fortë, e fortë fizikisht në të gjithë repartet, një skuadër fantastike, e kam thënë shumë herë dhe e përsëris.”

I pyetur për Sergio Agueron, ai u shpreh se ndihet mirë, është stërvitur me ekipin për herë të parë dhe ndihet mirë.

“Walker gjithashtu ndihet mirë ndërsa Mendy ka pushuar”, deklaroi trajneri i Manchester City.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Autogol, gola të anuluar dhe shtyllë, Franca ”gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih

Përfundon supersfida e grupit F mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania e Lëv tronditet që në fillim të kampionatit europian. Skuadra e Didier Deshamps kaloi...

Pekini akuzon NATO-n për ekzagjerim të kërcënimit nga Kina

Kina ka akuzuar NATO-n se është duke shpifur për zhvillimin e saj paqësor, pasi liderët e aleancës kanë paralajmëruar për “sfida sistematike” që vijnë...

Biden shpall planin e parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm

Presidenti amerikan Joe Biden shpalli atë që ai e quajti plani i parë kombëtar për të luftuar terrorizmin e brendshëm. Në një deklaratë të martën,...

A mundet Basha të përjashtojë Berishën? Ja si përgjigjet Nishani

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryetari i zgjedhur Lulzim Basha, nuk mund ta përjashtojë Sali Berishën nga grupi...

RENEA kontrolle në terren, vë me shpatulla pas murit disa persona në lokal

Forcat RENEA dhe FNSH kanë dalë sërish në terren mbrëmjen e sotme, në kuadër të aksionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,...