E hënë, 14 Qershor, 2021
14.5 C
Tirana

Zyrtari i lartë amerikan bën lëvizjen e radhës, ‘fundoset’ Basha e Kryemadhi

Zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ka përsëritur qëndrimin e Uashingtonit sa i përket zhvillimeve politike në Shqipëri. Në një takim me gazetarët, ai vendosi pikat mbi ‘i’, duke thënë se opozita ka përgjegjësi të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit 2019.

Zyrtari i lartë i DASH u shpreh se nuk është në Tiranë për të negociuar krizën politike, por nënvizoi se djegia e mandateve nuk është zgjidhje.

“Nuk është zgjidhje djegia e mandateve nga opozita, duhet të gjej një mënyrë për të marr pjesë në zgjedhje. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do të merrte pjesë në këtë proces demokratik. Përgjegjësi e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit, dhe të ndaj vizionin e saj me mbështetësit dhe të punoj fort për t’i fituar zgjedhjet”, tha ai.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, ku u takua me kryeministrin Edi Rama, ndërsa sot do të vijojë takimet me Presidentin Ilir Meta dhe drejtues të opozitës.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Një ditëlindje dhe një ditëvdekje

Nga Sokol Balla Gramoz Ruçi bën 70 vjeç në dhjetor, por zëre se ditëlindja e tij ka qënë dje. Tre dekadat e jetës politike të...

Euro 2020/ Hollanda mund Ukrainën në ndeshjen emocionuese me 5 gola

Takim i mbrëmjes, ai midis Hollandës dhe Ukrainës është mbyllur me vrull pasi plot 5 gola u shënuan në pjesën e dytë. Hollanda fitoi...

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...