Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Lulzim Basha në lidhje me ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz.
Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Veliaj shprehet se këto qëndrime të PD-së vijnë nga ata që në katër vite që drejtuan Bashkinë e Tiranës nuk ndërtuan asnjë shkollë.
Veliaj deklaron se Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu.
“Normal që ndryshon qëndrim, dhe ai dhe dhëndri që vetë e firmosën! Në 4 vjet nuk ndërtuan ASNJË shkollë! Plus, nëse Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës”, shkruan Veliaj.
Mirëpo, ndërtimi i shkollës së re në Kodër-Kamëz daton që në vitin 2013, në Planin Urbanistik të Bashkisë së Tiranës hartuar nga Lulzim Basha.