Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Rilindja përballë pasqyrës së përgjimeve

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rilindja përballë pasqyrës së përgjimeve

Nga: Andi Bushati

Skandali i përgjimeve të prokurorisë, që tregonte se si dy shefa policie manipulonin me para në dorë dëshmitarin kryesor të dosjes së Agron Xhafajt, i publikuar në emisionin“Opinion” nga ish deputeti Salianji, është i paplotë dhe i pakuptueshëm për ata që nuk kanë dëgjuar fjalimin e Edi Ramës në kongres.

Fundjavën e shkuar, nga sheshi Nënë Tereza, kryeministri ironizoi kadrinjtë e studiove që pyesnin njëri- tjetrin për çështjen Babale. Me stilin tashmë të njohur, që e detyron të qesharakëzojë aferat që i djegin më shumë, ai këmbënguli në versionin e vjetër, se historia e përgjimit të vëllait të ish ministrit të Brendëshëm, qe një shpikje e inskenuar nga opozita dhe media.

Që kur kjo histori shpërtheu, gati dhjetë muaj më parë, Rama gënjeu publikisht se ai kishte provën e një laboratori ndërkombëtar shkencor që mbronte versionin e tij. Por përfundimet e këtij “laboratori”, të cilit nuk ia tha kurrë as emrin dhe as origjinën, u hodhën katërcipërisht poshtë, si nga ekspertët italianë të kriminalistikës, po ashtu edhe nga homologët e tyre britanikë.

E megjithëatë, gaztori, që herë pas herë bën edhe rolin e kryeministrit, vazhdonte të fliste për mediat e kazanit që fabrikojnë histori, për SHQUP-in që është kthyer në Kinostudio, për derexhenë ku ka përfunduar babalo- partia.

Sot ne e dimë se nga rridhte siguria e fjalimeve prej kllouni, që nuk e kursente sarkazmën për ata që vazhdonin të këmbëngulnin në skandalin e përgjimit që e implikonte vëllain e ish ministrit në trafikun e drogës.

Në mënyrë miope dhe me vetëbesimin e tepruar se është në gjendje të manipulojë gjithçka, Rama kishte garancinë e bashibozukëve që e patën siguruar për manipulimin e një dëshmitari të rremë.

Dhe këtu rikthehemi tek dy drejtuesit e policisë së Fierit, Berti Nushi dhe Andon Marko që u morën me përpunimin e këtij dëshmitari. Pyetjet që lindën pas dëgjimit të përgjimeve të shfaqura në “Opinion” ishin të shumta:

Si një drejtor dhe nëndrejtor policie mund të merret personalisht me një njeri që mbahet në mbikqëyrje nga prokuroria?

Pse duhet ta ndjekin nga pas, këmba këmbës dhe ta bëjnë tapë me birra?

Pse duhet ta “bezdisin” edhe kur është duke zbrazur ujin e hollë në WC?

Pse duhet t’i japin llogari për lëvizjen e “shefit të madh” jashtë shtetit?

Pse duhet t’i dërgojnë në fund të fundit pako me para të pista?

Pse duhet që më tej, të rrezikojnë edhe burgun, duke deklaruar në prokurori, ndryshe nga ç’tregojnë përgjimet, se e kanë takuar vetëm një herë të vetme Alizotin?

Lexo më tej: Superskandali/ Përgjimet se si policia ka blerë me para manipulimin e dëshmitarit të dosjes Babale

Natyrisht edhe profesionisti më i keq, që e ka veshur vetëm prej pak ditësh uniformën, nuk mund të vepronte në mënyrë kaq amatore. Por fatkeqësia e Berti Nushit dhe Andon Markos, nuk ishte se u sollën si policë të paaftë, por se vepruan si rilindas të devotshëm.

Ata paguan me para, dehën me alkool, shoqëruan me respekt dhe pranuan të tallen nga një delinkuent, i cili i nevojitej rilindjes.

Sepse po t’i kthehemi edhe njëherë pas historisë, që plasi në 14 maj të vitit të kaluar, ajo ishte shumë e rëndë. Nga PD u transmetua një video përgjim që pretendonte se vëllai i ministrit të Brendëshëm, Agron Xhafaj merrej me trafik narkotikësh në Vlorë. Pas skandalit Tahiri, vërtetimi i kësaj akuze ishte shkatërrimtar për qeverinë. Ndaj ajo u detyrua të bënte dy lëvvizje: së pari të dorëzonte menjëherë Agronin për krimet e mëparshme që kishte kryer në Itali dhe së dyti, të ndizte makinerinë e propagandës për të thënë se kjo ishte një shpifje.

Rama fillimisht gënjeu me historinë e njohur se ai kishte provën shkencore që përgjimi ishte i sajuar. Por, pasi Roma refuzoi ta konfirmonte këtë version dhe pasi Londra dha një përgjigje krejt të ndryshme nga sa pretendonte kryeministri, alibia duhej të shpikej në Tiranë.

Për këtë u gjet një kontigjent i policisë, si Alfred Alizoti, që u tregua i gatshëm (ndoshta duke marrë para edhe në këmbim të disa muajve burg) të pohonte se qe ai aktori që e kishte interpretuar zërin e Agron Xhafajt.

Pikërisht ky hall, ky merak për të shpëtuar shefat e tyre nga diskreditimi, i shtyu dy drejtues të lartë policie të shndërroheshin në lolot e një keqbërësi lokal. Në emër të kësaj devotshmërie okulte, ata u sollën si shoqëruesë dhe pagatorë të Alizotit. Natyrisht, nga njëra anë, krimi i tyre është i paprecedent. Tentativa e një polici për të shpikur dëshmitarë dhe për të fabrikuar prova, flet për korruptimin ekstrem të tij.

Por, nga ana tjetër, fati i tyre është sa tragjik po aq edhe komik. Sepse që të garantonin se nga kjo histori partia e tyre do dilte me nder, ata u shndërruan në vegla të një banditi ordiner.

Prandaj historia e tyre kriminale, nuk mund të marrë kuptim veçse nëse atë e lidh me fjalimin e fundit të Edi Ramës. Me atë kur tallej me kundërshtarët e tij që vazhdonin të merrshin me historinë e Babales.

Në fakt, përgjimet tregojnë të kundërtën. Tregojnë se ordinere dhe qesharake është administrata që ai ka ngritur, janë fabulat që Rilindja do t’ iu shesë si ushqim për të përtypur shqiptarëve.

Prandaj, për të kuptuar këtë të vërtetë, nuk duhet të shikosh fasadat e kongreseve, por të dëgjosh përgjimet e bisedave të njerëzve të saj me kriminelët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tags: pergjimetramarilindja

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Djali im Fatmir Haklaj, ka penguar njerëzit të shkonin të luftonin në Jug, për interes të Sali Berishës

Djali im Fatmir Haklaj, ka penguar njerëzit të shkonin të luftonin në Jug, për interes të Sali Berishës

Zyrtare/Studentët sërish në protesta (letra)

Zyrtare/Studentët sërish në protesta (letra)

Manjani: Për demokracinë bëhem edhe rus. As më plas fare!

Manjani: Për demokracinë bëhem edhe rus. As më plas fare!







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com