Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në fjalën e saj në Kongresin e PS-së, tha se reforma në drejtësi është e pandalshme dhe se maxhoranca ku ajo bën pjesë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave, për të bërë shtet. Ajo shtoi më tej se beteja vazhdon, por korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Ndër të tjera, Gjonaj premtoi se shumë kanë për të bërë, dhe se janë në rrugën e duhur.
“Reforma në drejtësi, sado janë përpjekur per ta ndalur, është e pandalshme dhe rezultatet e saj janë vetëm fillimi. PS dhe kjo maxhorancë është e vendosur për të ecur në rrugën e reformave për shtet. Ne zgjodhëm një qasje të re për qeverisje, një koalicion për qytetarët me qytetarët.
Beteja vazhdon, korrupsioni nuk zhduket me një mandat. Kemi shumë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur me vullnet të fortë. Forcimin e strukturave, dhe një administratë profesioniste do të na japë një qeverisje shumë më të mirë.
Për këtë maxhorancë, prioritet është vëmendja ndaj qytetarit, shërbimi ndaj tij në respekt të plotë të ligjit”, përfundoi Gjonaj.